Në takimin që Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi me Federica Mogherini, ka shprehur shqetësimin për zbatueshmërinë e ONM në përputhje me Kushtetutën, problem i cili është ngritur më para nga Ministrat e Drejtësisë te LSI, para Ylli Manjani dhe se fundi Petrit Vasili.
Meta u shpreh se “një reformë e bazuar në kushtetutë e rrit besueshmërinë e procesit dhe e përshpejton zbatimin më cilësor të saj” me qëllim që Shqipëria të ketë mundësi t’a luftojë më mirë korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme dhe për të krijuar një klime më të favorshme për investimet e huaja.
Gjatë takimit, z. Meta dhe znj. Mogherini diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen e përbashkët se një Shqipëri e stabilizuar dhe konstruktive i shërben më mirë stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.