Home KRYESORE Moisiu: Mazhoranca bie nëse LSI del nga koalicioni

Moisiu: Mazhoranca bie nëse LSI del nga koalicioni

Për ish-presidentin Alfred Moisiu kërkesa e opozitës për qeveri teknike është e tepërt dhe e parealizueshme.

Në një intervistë me Adi Krastën, tek “E Diell” në Top Channel, Moisiu thekson se mazhoranca mund të bjerë nëse LSI del nga koalicioni me PS. Ai thotë se nuk jemi në kushtet për një gjë të tillë, pasi vendi nuk ka ndonjë situatë emergjence por edhe mazhoranca që po qeveris i ka votat në Kuvend.

“Qeveria bie vetëm nëse LSI del nga koalicioni. Nëse largohet LSI qeveria bie sepse mazhoranca nuk i ka votat”, theksoi Moisiu. Ai bëri me dije se ka qenë edhe vetë në vitin 92 në Qeverinë teknike që u krijua asokohe, por theksoi se nuk janë kushtet as si në atë kohë dhe as si në periudhën e qeverisë teknike të dretyruar nga Bashkim Fino pas ngjarjeve të vitit 1997.

“Ata duhet të ulen, të flasin e të merren vesh, nuk është situata si dikur kur njerëzit flisnin nga kalaja në kala”, tha Moisiu. Moisiu kritikoi edhe bllokimin e vettingut duke thënë se kjo është rezistencë e faktit se do të preken disa emra të përveçëm në sistemin e drejtësisë.

Share: