Publicisti dhe ish politikani Besnik Mustafaj tha se Partia Socialiste nuk është më ajo e 4 viteve më parë, dhe se kredibiliteti i popullit për të ka rënë.
Ish-deputeti i PD, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 tha se edhe pse nuk sheh shenja të prishjes së koalicionit mes PS dhe LSI:
“Zgjedhjet në Kavajë do të jenë parashfaqja e asaj që do të ndodhë më 18 qershor. Kjo është një luftë nervash mes PS dhe LSI për atë që do të ndodhë më 18 qershor. Nuk shoh shenja prishjesh koalicioni, por shoh më shumë pazare nga ana e LSI-së. Lideri i PS nuk duket se po i merr seriozisht sinjalet djegëse që dërgojnë personalitete të LSI-së”