Home KRYESORE OSBE, Bernd Borchardt: Bojkoti i zgjedhjeve dëmton vendin

OSBE, Bernd Borchardt: Bojkoti i zgjedhjeve dëmton vendin

Ambasadori i OSBE/ODIHR në Shqipëri, Bernd Borchardt ka deklaruar se kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve dëmtojnë vendin dhe ata që e mbështesin këtë bojkot. Sipas Borchardt, mënyra për të ecur përpara është dialogu për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo të tilla kërcënime.

“Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegjshme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutisht”-tha ambasadori.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetën “Albanian Daily News”, ambasadori Borchardt tha se OSBE/ODIHR po përgatit një mission shumë të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve. “Nëse partitë duan që zgjedhjet të bazohen te një ligj më i mirë zgjedhor – atëherë ato duhet të gjejnë konsensus për përmirësimet. I kemi nxitur prej më shumë se një viti që ta bëjnë këtë gjë. Kemi bërë shumë rekomandime për përmirësime”.

Share: