Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu koalicionin opozitar. Mësohet se në takim do të diskutohet për protestën e opozitës dhe priten vendime te rendesishme.
Takimi i Bashës me aleatët vjen pak pas drekës së punës që ai pati me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, ku është diskutuar edhe për protestën si dhe Reformën në Drejtësi.