Një qytetar është kapur dhe gjobitur nga policia rrugore pasi u kap pa rrip sigurimi, por reagimi i tij ndaj policisë ka qenë aspak i qetë. Ai ka pretenduar se masat e policit nuk kanë qenë të njëjta për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
Sipas tij, siç shihet edhe në video, në momentin kur i është vendosur gjoba, aty ka kaluar edhe një makinë luksoze tip “Range”, e cila nuk është gjobitur edhe pse shoferi nuk kishte vendosur rrip. Qytetari i ka kërkuar llogari policit pse nuk e ndaloi edhe shoferin e mëparshëm. Ndërsa polici përgjigjet se shoferi e kishte vënë rripin, shkruan JOQ.
DEBATI
Qytetari: Kaloi një me “Range” pa rrip, apo është “Range” ai. E kam këtu unë (rripin)
Polici: Po mbaje o burr.
Qytetari: Apo janë të ndara, ata që janë me makina të mira nuk marrin gjobë.
Polici: Ishte me rrip ai.
Qytetari: Unë e kam të filmuar.
Polici: Atë që e konstatoj pa rrip, e gjobis.
Qytetari: Unë ty do të çoj në gjyq, sepse ti makinat e thjeshta i ndalon, dhe makinat që janë të mira nuk i ndalon. Unë ty do të çoj në gjyq. Mbaje mend ça kam për të bo. Të betohem për kokën e çunave. Kam dëshmitarë, kam video.
Polici: Një njeri që nuk ka bërë shkelje nuk e ndaloj.
Qytetari: Mos më prek me dorë.
Polici: Unë një mjet që është pa shkelje nuk e ndaloj. Range ishte me rrip.
Qytetari: Ishte pa rrip kam dëshmitarë.
Polici: Po ti mbaji dëshmitarët dhe videon, ça të them unë ty.