Home KRYESORE Qytete të shndërruara nga reforma administrative

Qytete të shndërruara nga reforma administrative

Nga Eglantina Alliaj

Nga projekti në projekt! Kështu do të shprehej për gazetarët, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili na bëri të ditur një panoramë të gjerë investimesh që i kanë ndryshuar imazhin qytetit. Zbatimi me sukses i Reformës Administrative-Territoriale, ka ndryshuar jo vetëm pamjet eqyteteve, por impakti I saj duket edhe në zhvillimin ekonomiko-social të 61 bashkive të vendit. Në udhëtimin dy ditor të organizuar, në një takim informues të organizuar nga projekti STAR 2, u njohem me impaktin e reformës territoriale që mbështetet nga ky projekt. Pamë nga afër zhvillimin e projekteve në Bashkitë Fier, Tepelenë dhe Gjirokastër. Bashkia Fier ishte ndalesa jonë e parë. Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, deklaroi për gazetarët se vetëm në pak muaj të zbatimit të kësaj reforme, në Bashkinë Fier janë ndërmarrë projekte gjithëpërfshirëse duke përfshirë rikonstruksionin e fasadave të pallateve, rrugëve, ndriçimin dhe gjelbërimin. Ndryshimi ishte i prekshëm kudo në qendrën e këtij qyteti. Trotuare, tregje, shkolla, ambiente shlodhëse, parqe etj, të rregulluara.

Në Darëzezë

reforma teritoriale fier4Vizituam sistemin e kullimit dhe ujitjes në Njësinë Administrative Darëzezë, njësi ku impakti i shërbimit të decentralizuar nga Reforma Administrative-Territoriale është i prekshëm. Subashi tregoi se projekti për shmangien e përmbytjeve në Darzezë të Fierit që ndërmori Bashkia për herë të parë pas 25 vitesh, ka ndërhyrë në pastrimin e kanaleve kulluese dhe rehabilitimin e tyre, duke shmangur përmbytjet dhe ndihmuar fermerët me proceset e ujtjes dhe kullimit. Nga ana e tij, ministri aktual I Pushtetit Vendor Bledi Çuçi, e vlerësoi materializimin e reformës në Bashkinë Fier, si modelin më të suksesshëm. Fermerët e zonës shprehen se tokat e tyre, në mungesë të vaditjes dhe kullimit, ishin kthyer në moçalishte dhe rrezikohej degradimi i tyre. Me fondet e qeverisë shqiptare, Bashkia e Fierit po investon në rehabilitimin e sistemit bonifikues i cili pas viteve 90′ pothuajse nuk funksiononte.

Tepelenë

reforma teritoriale fier1Bashkia Tepelenë ishte ndalesa jonë e radhës. Qendra e qytetit ishte kthyer në një kantier të madh ndërtimi. Për kreun e kësaj bashkie, Tërmet Peçi, faza e parë e punimeve ka përfshirë restaurimin e sheshit qëndror të qytetit, ndërsa faza e dytë hyrjen, dhe faza e tretë rrugët dhe projektet për gjelbërimin e qytetit dhe rimodelimin e ambienteve përreth kalasë. Shndërrimi në një kohë të shkurtër të qendrave urbane tregon se bashkitë e reja kanë filluar të funksionojnë. “Ngritja e kapaciteteve zhvillimore të bashkive po ndihmohet edhe nga projektet e Rilindjes Urbane, duke sjellë kështu një zinzhir të zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre zonave.”-tha Çuçi.

Projekti STAR2-Mbështjetje për Reformën Administrative Territoriale

reforma teritoriale fierVlerësimi i situatës së qeverisjes vendore –është aktiviteti i parë i ndërmarrë në kuadër të projektit STAR. Ky aktivitet është guri i themelit për projektin dhe për vleresimin e progresit te Reformës së Decentralizimit dhe te Reformes Administrative Territoriale, përmirësimit të qeverisjes vendore, i cili synon të krijojë një tablo të qartë të situatës se qeverisjes vendore për t’i ardhur në ndihmë vendimarrjes në të gjitha nivelet. Ngritja e kapaciteteve menaxheriale financiare dhe të shërbimeve për reformën Administrative-Territoriale po zbatohet nga projekti “STAR II”, që është financim prej rreth 8 milionë dollarësh dhënë nga Bashkimi Europian, qeveria e Shqipërisë, ajo e Suedisë, qeveria e Italisë dhe ajo e Zvicrës, PNUD-i dhe USAID-i.

Share: