Edi Rama i kërkon Partisë Demokratike të bëjë dhe kerkoje vetëm ndryshime te Kodit Zgjedhor. “PD ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve” tha kryeministri ne komunikimin e tij javor.
“Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 Majit për qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik” u shpreh Rama, duke e konsideruar këtë qëndrim “marrje peng të popullit” dhe “destabilizim të vendit”. “Me ose pa Partinë Demokratike populli duhet dhe do të zgjedhë i lirë në ditën sovranitetit të tij të pakundërshtueshëm, qoftë në zgjedhjen e kryetarit ose kryetares së Bashkisë së Kavajës, qoftë në zgjedhjen e parlamentit të ri të qeverisë së Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme.” u shpreh Rama.