Kryeministri Rama rikujtoi dje nga Shkodra vitin e mbrapshtë 1997, duke theksuar se PD-ja është parti anti-shtet dhe se Shqipërinë do e kishte kthyer në çadër nese do ishte ne pushtet.
“Ju e dini që nuk është se e morëm shtetin, shtet, e morëm shtetin çadër. E tani ata janë futur aty që ta bëjnë çadër prapë. E janë po ata që (se jemi në mars të 2017) – aty brenda keni po ata që në mars të 1997, e kujtoni mirë se çfarë i bënë shtetit. Se ata vetëm atë dinë të bëjnë. Po se patën ta kërkojnë duke i vënë zjarrin, po e morën ta çmontojnë pa i qarë hallin. Vetëm një gjë është e sigurtë, zgjedhjet do bëhen në 18 qershor“, tha Rama.
Basha ka shfrytëzuar takimin me artistë dhe pedagogë në çadrën e opozitës për t’iu përgjigjur Ramës duke i thene: Po kërcënon me destabilitet për të mbajtur pushtetin, por kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme do vijojë.
Basha i bëri me dije Ramës se nuk duhet të kujtojë 1997, pasi lëvizja e PD është lëvizje evropiane dhe paqësore. Kryedemokrati e quajti të pafytyrë Ramën, ndërsa u shpreh se nuk do ketë zgjedhje me krimin dhe drogën. Ai tha se vendimi për qeveri teknike është marrë dhe Rama duhet të bëjë gati valixhet e të dalë nga zyra.