Në komunikimin që kryeministri Rama pati me mediat, pak pasi kishte firmosur peticionin për vettingun, ai disa raste injoroi pyetjet e gazetarëve, si dhe i kritikoi ata për të lexuar pak më shumë.
I pyetur disa herë se si do të procedohet pa opozitën ne parlament per Vettingun, Rama e nuk pranoi të përgjigjej, ndërsa i drejtohej gazetarëve me indiferentizëm e aty-këtu me ndonjë batutë ironike. Lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike, kryeministri u shpreh se “jemi gati të diskutojmë për çdo gje”, por përjashtoi mundësinë për qeveri teknike.