Ambasadori amerikan Xhes Bejli i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov që edhe njëherë ta shqyrtojë vendimin për mosdhënien e mandatit.
Bejli u shpreh se deklaratën e jep si përfaqësues i partnerëve strategjik të Republikës së Maqedonisë dhe si miq të cilët e respektojnë plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë.
Bejli njëherësh iu bëri thirrje fqinjëve të Maqedonisë që të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv, në këtë moment, siç u shpreh, shumë të ndjeshëm politik.
Bejli gjithashtu ka theksuar se SHBA-të mbrëmë janë dëshpëruar kur mësuan se Ivanovi nuk i ka dorëzuar mandatin Zaevit, për t’i dhënë kështu mundësinë që të formojë qeveri.