Home KRYESORE Rusia: Të ndalohet përzierja e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë

Rusia: Të ndalohet përzierja e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë

Ministria e Jashtme e Rusisë është prononcuar sërish për krizën në Maqedoni. Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e saj të internetit, MPJ ruse shpreh “shqetësimin për thellimin e krizës politike në Maqedoni të provokuar nga ndërhyrjet e ashpra nga jashtë në punët e brendshme të vendit”.

Sipas mediave maqedonase, në këtë reagim thuhet se “Nëpërmjet përzierjes aktive të udhëheqësisë të UE dhe NATO bëhen tentime që maqedonasve t’ua imponojnë të ashtuquajturën “platformë shqiptare”, e krijuar në Tiranë në kabinetin e kryeministrit dhe nën hartën e Shqipërisë së Madhe, duke ilustruar pretendimet territoriale të fqinjëve të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë”.

“Na brengos fakti që në këtë aferë janë të kyçur dhe qeveritë e njëanshme të Kosovës së pavarur, dhe besojmë se kjo linjë shkakton rrezik dhe kërcënohet me shkatërrimin e shtetit maqedonas dhe destabilizim të gjithë Ballkanit”, porositin nga MPJ Ruse.

“Duam të rikujtojmë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, të mbajtura pas insistimit të UE dhe SHBA, fitoi partia në pozitë në krye me Nikolla Gruevskit. Tani perëndimi dhe pakica shqiptare dëshirojnë që në qeveri të sjellin partinë humbëse, duke pranuar dhe ultimatumet shqiptare, që shkakton rrezik të themeleve Kushtetuese të vendit. Vazhdimi i përpjekjeve destruktive të imponohet politikë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve maqedonas mund vetëm të përkeqësojë sistuatën. Është e patjetërsueshme të ndalohet përzierja e jashtme në punët e brendshme të Maqedonisë, por dhe të respektohet dhe e drejta e qytetarëve maqedonas që ata vet të zgjidhin të ardhmen e tyre, në përputhje me principet demokratike”, përmbyllin reagimin MPJ Ruse./BW

Share: