Emiljano Shullazi është shtruar sot në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo është arsyeja përse seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë per te 14-ten herë.
Mësohet se Shullazi do të qëndrojë disa ditë i shtruar ne spital, i mbikëqyrur nga forca të shumta të policisë. Siç duket Shullazi eshte duke i shtyrë seancat gjyqësore dhe ballafaqimin me dëshmitarin Ylvi Beqja njëra pas tjetrës.
Shullazi është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri.