Nga Klodian Tomorri
Parimi kryesor i nje sistemi taksimi duhet te jete taksimi i se keqes. Qeset ndotin, rrjedhimisht jane te keqija.
Vendosja e takses i ben ato me te shtrenjta. Si rezultat kufizon perdorimin e tyre dhe incentivon perdorimin e produkteve te tjera me miqesore me ambientin.
Eshte nje politike nga e cila perfitojne te gjithe. Perfiton shoqeria sepse do te kete me pak ndotje. Perfiton arka publike sepse do te krijohen te ardhura, te cilat mund te perdoren ose ne sherbim te permiresimit te mjedisit ose per te financuar investime te reja publike.
Por te ardhurat e grumbulluara mund te perdoren gjithashtu per te ulur taksat e tjera te demshme, ato qe dekurajojne investimet apo punen.
Ne ekonomi keto quhen taksa Piguviane. Dhe jane taksat me te mira, nuk godasin rritjen ekonomike dhe korrektojne eksternalitetet negative.