Nga Gjergj Buxhuku*
Konfindustria vlereson, se nisma e fundit e Bashkimit Europian dhe krereve te qeverive te vendeve te Ballkanit per krijimin e Tregut te Perbashket te Rajonit shpallur se fundmi ne takimin e Sarajeves, eshte mjaft e veshtire te realizohet ne kushtet e sotme politike, institucionale dhe ekonomike nderkombetare.Konfindustria, duke e mbeshtetur ne parim krijimin e Tregut te Perbashket Rajonal, del ne perfundimin e shprehur me siper, nisur nga analiza e nje sere treguesish dhe pervojash te ngjashme te derisotme.
Se pari, mbeshtetur ne te dhenat e vazhdueshme te ardhura ne vazhdimesi prane Konfindustrise nga bizneset eksportuese vendore, del qe CEFTA/Marreveshja e Tregtise se Lire ndermjet vendeve te Ballkanit Perendimor mund te konsiderohet pothuajse e deshtuar. CEFTA eshte nje marreveshje e ideuar dhe mbeshtetur gjithashtu nga BE dhe ka hyre ne fuqi prej me shume se 10 vitesh. Praktika ka treguar, se ne nje numer mjaft te madh, heqja e pengesave tarifore doganore ndermjet e parashikuar ne marreveshjet shteterore si pjese e CEFTA, jane zevendesuar me pengesa “jotarifore”, qe kane penguar seriozisht tregtine e lire ne rajon.
Se dyti, duhet te patur parasysh shkalla e larte e shfaqjes se monopolizimit te tregjeve te vendeve te rajonit. Lidhjet e fuqishme te tyre me vendimarrjet politike respektive deri ne formen e “state capture/kapjes se shtetit”, ne praktike e veshtireson shume hapjen e tregjeve dhe krijimin e tregut te perbashket rajonal.
Se treti, eshte praktikisht i pamundur krijimi i tregut te perbashket rajonal pa marrjen e nje sinjali te qarte kohor, qofte edhe te perafert, per antarsimin e vendeve perkatese ne BE, shoqeruar me nje program ndihme te rendesishem investimesh ne infrastrukture, ekonomi dhe krijim institucionesh shyeterore te pavaruara dhe profesionale.
- Buxhuku është administrator i përgjithshem i Konf Industria Albania