Të rinjtë maqedonas vijojnë gjuhën e urrejtjes dhe pankartat kundër shqiptareve.
“Vdekje për shqiptarët” është pankarta që e mbajnë të rinj maqedonas, të cilët ditëve të fundit janë pjesë e protestave kundër gjuhës shqipe dhe kundër kërkesave të partive shqiptare, informon INA.
Për momentin nga ana e ministrisë së Brendshme nuk ka asnjë njoftim për të arrestuar apo masat që po merren ndaj këtij grupi që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe frymën shoviniste.
Parullat e tilla kundër shqiptarëve janë hasur në disa qytete të Maqedonisë gjatë protestave të fundit, por edhe në stadiumet e futbollit.