Home KRYESORE Video / Gazetarit i bie të fikët në transmetim live, panik në...

Video / Gazetarit i bie të fikët në transmetim live, panik në studio

Gjatë transmetimit live në televizionin shtetëror turk, “TRT Haber” gazetarit Abdulkadir Unal i ra të fikët duke u rrëzuar nga karrigia në një emision.

Së bashku me zv/kryetarin e partisë në pushtet AKP në Turqi, Mehdi Eker, Unal ishte i ftuar në emisionin “Anadolli pyet”.

Krejt papritur Unalit i ra të fikët ç’ka shkaktoi panik në studio teksa diskutohej për çështjet e ndryshimeve kushtetuese në Turqi. “TRT Haber” kaloi menjëherë në reklama ndërsa zv/kryetari i AKP-së dhe gazetarët e ndodhur në studio i dhanë atij ndihmën e parë. Unal u dërgua në spital por çdo gjë shkoi më së miri.

Siç u raportua Unal ishte me grip dhe përveç kësaj kishte kaluar shumë orë në punë./Bw/
Screenshot_8.jpg

Media

Share: