Nga Kasem Seferi
Në vitet e shpresës së madhe të shqiptarëve për të ndërtuar një shoqëri demokratike kanë rënë gjithnjë “re karkalecash” që, me zellin e tyre shkatërrues, nuk kanë lejuar që “të korrat/zgjedhjet” të kishin hijeshinë, me të cilën stoliset jeta e lire dhe mirë e qytetarit, duke dëshmuar, kësisoj, “qytetarinë” e trashëguar nga e kaluara.
“Pa ua bërë syri tërr dhe pa iu dridhur buza”, madje as që u është bërë vonë fare për çfarë kanë bërë, ende besojnë se vetëm “uria” e tyre prej karkalecësh nuk ka dështim; madje “betejat” i kanë bërë dhe ende duan t’i bëjnë për shkak të lëndimit që u është shkaktuar në sedrën e tyre prej karkalecësh.
Kafshimin/gënjeshtrën, duke shfrytëzuar padijen e qytetarëve, e kanë transferuar dhe duan ta transferojnë diku tjetër. Ndoshta, për këtë arsye, pleqtë tanë na lanë trashëgim shprehjen: “Ju raftë karkaleci”.
Zotërinj Karkalecë!
Mos harroni se fjala e fundit i takon qytetarit, kohës dhe historisë, që një ditë do të shkruhet drejt dhe jo si deri më sot. Halli juaj i madh nuk është as përfolja dhe as hamendjet, por mënyra se si të mbeteni karkalecë të qeverisë që mbarështron, gjenetikisht, specien tuaj.
Për ju Zotërinj Karkalecë (nuk e ul veten t’ju përbuz dhe t’u s/haj siç bëni ju), për arsye se për qytetarin rëndësi ka:
transparenca dhe përgjegjësia;
promovimi i së drejtës ekonomike mbi pronën;
i mbrojtjes të të drejtave të njeriut;
i zvogëlimit të varfërisë;
i rritjes së nivelit të përmbushjes së kërkesave të ligjit;
i cilësisë së shërbimeve që u ofrohen qytetarëve; dhe
i zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë civile, i medias,
me përjashtim të përmbushjes së kënaqësive të sojit të karkalecëve.
Zotërinj Karkalecë!
Zbatimi i ligjit (dhe jo i Maliqit), i pavarësisë së institucioneve themelore, që drejtojnë shoqërinë shqiptare, ka qenë dhe mbetet shumë i vështirë dhe nuk mund të bëhet i lehtë për aq kohë sa nuk bëhet pastrimi i strehës ku shumëzohet soji juaj.
Sipas jush, Zotërinj Karkalecë, e thënë haptazi: fjalët/kafshimet dhe lajkat/pickimet tuaja prej servilësh/kafshues/gjarpërues mund dhe duhen vlerësuar drejt siç është dhe duhet të jetë e vërteta.
Kafshimet/provokimet e ulta biblike prej karkalecësh, nuk ndikojnë te njerëz që, të vërtetën në demokraci, e kuptojnë nëpërmjet deklaratave/kafshimeve boshe të denja për sojin e karkalecëve të “legjendës së kuqe”, të cilët dje, sot dhe (qoftëlarg nesër), kanë marrë, marrin dhe duan të marrin çdo gjë nëpër dhëmbë me artikujt/komentet e tyre paçavure në gazeta dhe në median sociale, duke u munduar ta bëjnë plotësisht të besueshëm për qytetarin faktin se epidemia e shpifjes/padijes është kultivuar, pikërisht, nëpër fushat e blerta të demokracisë.
Zotërinj Karkalecë!
Qytetarët shqiptarë, tashmë, janë të lirë, por liria e fjalës nuk është ende një garanci që të qartësojë mendjen e qytetarit të ndershëm, për arsye se ju me kafshimet/shpifjet/budallallëqet tuaja në lidhje me sistemin zgjedhor në Shqipëri, që nuk është ende i konsoliduar, por i llustruar që pas famëzezës së vitit 1997 nga organizatat ndërkombëtare.
Të gjithë ju karkalecët përpiqeni ta fshihni të vërtetën në barkun tuaj të interesit personal dhe/ose të një grupi të caktuar, për arsye se askush, dri më sot, nuk ka vërtetuar me prova dhe dëshmi se kush është pjesë e kësaj loje të ndyrë prej karkalecësh, për aq kohë që ndalohet me ligj “biznesin e kafshimeve të karkalecëve”, sidomos të atij soj karkaleci që, për vite të tëra, ushtron biznesin e kafshimit/keqinformimit publik.
Shpejt do të merret vesh se sistemi juaj i vlerave është duke u përmbysur, sepse te origjina e zemërimit tuaj prej karkaleci, qytetari gjen zemërimin e “pseudonimit” që të ka vënë Sigurimi i Shtetit, zemërimin e kulturës së rrugaçëve politikë, kulturë kjo që sot, ashtu si askurrë, mbetet një rrezik i hapur për demokracinë dhe suksesin që aspiron shoqëria shqiptare në tranzicion.
Në përgjithësi qytetarët e thjeshtë i urrejnë karkalecët – rrugaçë që i shërbejnë politikës së vjetër kur flisni me gjuhë atavike, për arsye se në ditët tona nuk është ky komunikimi që kërkohet me grupe të caktuara shoqërore, ose me median e shkruar/sociale, ose me atë televizive të lajmeve/programeve të mbrëmjes.
Zotërinj Karkalecë!
Ju bëj me dije se, një ditë, lloji i komunikimit që nuk shmang ofendimet, sharjet, shpifjet dhe deklaratat boshe, apo që nuk thotë ndonjë gjë konkrete, por vetëm rrjeshtime të ngjashme me jashtëqitjet të fjalëve, frazave, madje, dhe të xhesteve të shëmtuara, që ofendojnë një, ose disa qytetarë, njëkohësisht, është kafshimi/komunikimi i karkalecit të lashtë.
Qytetarët ndjehen të fyer dhe të zhgënjyer nga kafshimet/frazat tuaja mashtruese, si dhe nga korrupsioni i gjuhës tuaj prej karkalecësh ordinerë, që është pjesë e kafshimit/kulturës së karkalecëve në media këto vitet të fundit.
Me pak fjalë: qytetarët duhet ta kuptojnë se në politikë dhe në biznesin e medias, është krijuar një vend i gjërë, ku gjenden karkalecë të tërbuar nga zemërimi dhe mllefi. Në mënyrë tipike kafshimi/gjuha e Zotërinjve Karkalecë, thjesht, është përsëritje e vlerave të moralit komunist dhe e përshtatjes së tij me modele tashmë tejet të vjetruara.
Kasem Seferi – ekonomist