Home KRYESORE 360grade.al: Ja përse nuk ra sot qeveria Rama

360grade.al: Ja përse nuk ra sot qeveria Rama

Iluzionet e humbura” të shumë parashikimeve, që 11 Prilli ishte dita e rënies së qeverisë Rama, patën një ditë të sikleteshme.

Loja Meta-Rama, është më e sofistikuar se ata që mundohen ta parashikojnë. Kjo “lojë”, që për hir të së vërtetës është bërë shumë e gjatë dhe me shumë alarme të rreme, ka hyrë padyshim në fazën e vet finale.

Por edhe Meta, edhe Rama, duket se kanë vendosur një rregull: “Asnjeri nuk kërkon ta hedhë hapin i pari”. Në të vërtetë nga ana egzekutive, kryeministri ka shumë instrumenta në dispozicion, ka pushtetin, ka favoret, ka numra që mund të blejë, sepse ka disa deputetë në shitje në “Kuvend” dhe fondet për këtë nuk mungojnë, mirëpo ka edhe “Ligjin”, në anën e tij. Ligji dhe Kushtetuta e ndihmon kryemi nistrin, që të mos dorëhiqet dhe të qëndrojë në kolltukun kryeministror deri në sekondën e fundit të pushtetit, pamvarsisht se ku do ta cojë vendin kjo gjë dhe se cilat do të jenë pasojat e nesërme.

Nga ana tjetër Meta, e kishte të nevojshme mbylljen e ciklit të sotëm të votimit të Komisionit të Vettingut, për të shmangur akuzat se arësyetimet e tija politike në lidhje me Ramën, kushtëzohen nga Vettingu. Nesër ditë e re, kismet i ri, thotë populli. Dhe kështu ka shumë mundësi, që Meta dhe Rama, tja mbrrijnë sëbashku 18 Qershorit të ardhshëm, apo të ndahen në momentin e fundit. /360grade.al/

Share: