Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar shtetasit amerikanë në Shqipëri në lidhje me protestën e nesërme të opozitës, ku do të ketë bllokim të rrugëve.
Në njoftimin e asaj, ambasada amerikane thotë se do të ketë demonstrata politike, por nuk ka rrezik apo kërcënim specifik kundër shtetasve amerikanë.
Ambasada ka publikuar edhe hartën e rrugëve që do të bllokohen për 1 orë:
Sheshi Shqiponja në Tiranë;
Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me rrugën Teodor Keko në Tiranë;
Rrethotullimi në Bradashesh, Elbasan;
Rrethrrotullimi në Plug, Lushnjë;
Rrethrrotullimi në Milot.