Home KRYESORE Basha i përgjigjet Ramës: Për prapanicën tënde s’do ketë luftë civile. O...

Basha i përgjigjet Ramës: Për prapanicën tënde s’do ketë luftë civile. O Denar Biba o idiot…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur sot kreut të Qeverisë për propozimin e tij të fundit se është gati ti japë opozitës KQZ-në.
Duke folur nga çadra e demokratëve ai tha se “Populli është i bashkuar. Demokratë dhe socialistë në mjerimin e tyre, i ke bashkuar ti. Të paralajmëroj të mos i frysh zjarrit të përçarjes së shqiptarëve duke i hedhur kundër njeri – tjetrit. Hiq dorë nga kërcënimi ndaj opozitës dhe kauzës së shqiptarëve të bashkuar. Luftë siç e përmende zotrote, përplasje civile për të mbrojtur karrigen dhe prapanicën tënde të korruptuar, kurrë nuk do të ketë në Shqipëri. Po e kërkon me qiri konfliktin mes shqiptarëve, por ata s’kanë konflikt me njeri- tjetrin” – tha Basha ne fjalen e tij te Çadra sot duke vazhduar:
“Nuk ka dhe sdo ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit. Ju jap KQZ-në thotë. Po çfarë duhet KQZ-ja kur ti ke krimin, kur ke drogën, kur ke një polici që e ka shndërruar në repart ushtarak të krimit. Kjo KQZ është kukull me këtë kryetar idiot që u thotë shqiptarëve që tani që po afron afati i regjistrimit, unë e shtyj edhe 19 ditë. O Denar Biba je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot. Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë”. Media
Share: