Krejt natyrshe, sa herë që duket sikur ka ndonjë kompromis në sfond, kur hapen fjalë se mundet që shumica është e gatshme të bëjë ndonjë lëshim, Lulzim Basha duhet te dale në publik për të sqaruar mbështetësit e tij dhe publikun e gjëra se ai nuk do të tërhiqet kurrë nga dy gjërat që ka premtuar:
Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
“Dua të garantoj përsëri sot çdo shqiptar se nga kjo betejë nuk tërhiqem pa i shkuar deri në fund vendimit që së bashku morëm qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme” ka shkruar basha ne profilin e tij ne Facebook sot.
Tashme edhe njëherë Basha ka këmbëngulur se nuk ka asnjë tratative pa këto dy kushte duke folur me ironi për çdo lloj kompromisi që vjen nga favoret e pushtetit.
Deklarata e sotme e Bashës erdhi pas darkës së mbrëmshme mes Ramës dhe Metës tek Pazari i ri për të cilën thuhet se është rënë dakord që të ketë ndryshime në kodin zgjedhor duke nënkuptuar me këtë edhe shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.
Ja marrëveshja qe përflitet qe është arritur midis Rames dhe Metes:
1 – Miratimi i ndryshimeve ne ligje dhe Kodin Zgjedhor.
2 – Shtyrje e dates se zgjedhjeve, rivendosje ne afat e procedurave te nevojshme per KQZ.
3 – Miratimi i nje qeverie te re (te shumicës ose me figura jo te forta politike).
4 – Ngritja e komisioneve te vettingut ne Kuvend.
5 – Zgjedhja e Presidentit te Republikës.
6 – Zhvillimi i zgjedhjeve (PS-LSI-PDIU-AP vs PD + aleate).