Home KRYESORE Besueshmëria e Medieve në Epokën Digjitale

Besueshmëria e Medieve në Epokën Digjitale

Nga Ariana Bytyqi, 

HYRJE:

Që të mbijetojë i duhet të ketë në mendje shijet e lexuesit, dhe jo edukimin e publikut apo përcjelljen e axhendave politike, kjo lloj qasjeje apo modeli e vë theksin se para çdo gjëje tjetër ajo që merr prevalencë në llogaritë e përditshme të masmedias, është pikërisht tërheqja e audiencave sa më të mëdha, duke u bërë sa më tërheqës për lexuesin apo teleshikuesin mesatar. Në këtë mënyrë, sipas kësaj kategorie, kemi gjithnjë e më tepër hapësirë për lajmin rozë apo lajmin e lehtë, madje edhe në ato media të konsideruara si serioze dhe me bazë përcjelljen e aktualitetit në mënyrë profesionale. Në Shqipëri transformimi apo metamorfoza e masmedias ka kaluar nëpër disa faza, ku kujtojmë shtypin opozitar të fillim viteve 90, në fillim me Rilindja Demokratike, më pas me Koha Jonë, që u bë një simbol i shtypit të lirë, duke arritur në tirazhe befasuese me afro njëqind mijë kopje në ditë. Më pas kemi shpërthimin e tregut televiziv me revolucionin dixhital të Top Channel, por edhe të stacioneve të tjera kombëtare televizive si TV Klan, Vizion Plus etj., si dhe të dhjetëra të tjerëve lokalë, herë të licencuar dhe herë jo, që herë transmetojnë programe pirate dhe herë blejnë paketa interesante televizive, herë transmetojnë programe serioze, edukuese dhe informuese, ndërsa herë të tjera VIP-a dhe rripa bëhen protagonistë të asaj që Andy Warhole i quan 15 minutat e famës së çdokujt.  Shtypi i shkruar te ne, i ballafaquar me kushte të vështira infrastrukturore, si shpërndarja e dobët, rënia e interesimit të përgjithshëm për të lexuar, konkurrenca televizive apo shpesh rreshtimi i hapur politik, nuk ka arritur tu rezistojë kësisoj presioneve të një tregu përherë dhe më të pamëshirshëm.

Mediat e Murdoch-ut kanë filluar prej kohësh aplikimin me pagesë të gazetës online për formatin e plotë, ndërsa lejojnë pjesë të veçanta të lexohen falas, nismë e suksesshme dhe që gjeneron shpresë për një mbijetesë dhe madje sukses në tregun gjithnjë dhe më kompetitiv të informacionit. Të tjerë janë shndërruar në tabloidë apo praktikojnë variante miks në përpjekje për të kënaqur gjithë llojet dhe kategoritë e lexuesve. Nga njëra anë duket se po përfundon koha e një epoke të artë për median e shkruar, nga ana tjetër duket se po lind një tjetër  që është mjaft shpresëdhënëse dhe mjaft premtuese në perspektivë, ndonëse pa një formulë të qartë suksesi.

Një nga gazetarët më të shquar të shekullit të kaluar, i cili revolucionarizoi gazetarinë televizive, është Edward R. Murrow, historia e të cilit është përshkruar mjeshtërisht në filmin “Good night and good luck” të George Clooney-t. Murrow i cili jetoi në vitet 50-të njihej mbi të gjitha për kundërvënien publike që i bëri një prej aktorëve më të frikshëm të skenës politike amerikane, senatorit Joseph McCarthy i cili njihet për ‘gjuetinë e shtrigave’ ndaj ata që ai cilësonte komunistë në SHBA sipas oreksit dhe që prekte garancitë e të drejtave civile që gëzonin qytetarët amerikanë.

Gjithashtu filmi hapet me një fjalim lamtumire që gazetari i shquar e jep në fund të karrierës, atëherë kur shenjat e para të infeksionit në gazetari dhe ku gjurmët e pushtetit të ardhshëm të korporatave, që janë më të theksuara se kurdoherë sot, kishin filluar të shfaqeshin. Paralajmërimi i Murrow-t dhe gazetarëve të tjerë të shquar të atyre dekadave që bënë histori dhe revolucionarizuan tregun e informacionit më tepër se një parashikimi i një Kasandre duhet parë si një thirrje aktuale, për të parë se çfarë duhet bërë, qoftë edhe në kontekstin lokal që media e shkruar mos të humbas terren ndaj konkurrentëve televizivë, radiofonikë apo internetikë.

Mbetet të shpresojmë që kjo dashuri e parë mes atyre që shkruajnë dhe lexuesit të vazhdojë dhe të njohë rritje si cilësore, edhe sasiore. Krijimi i infrastrukturës së nevojshme që tregu i medias së shkruar të jetë i pranishëm në zonat rurale dhe periferike, po aq sa në ato urbane dhe qendrore, ka një funksion jo vetëm informues, por edhe formues.

Nga ana tjetër, gazetaria investigative është një tjetër element sine qua non i shtypit të shkruar por dhe me disa vizive që nuk mund të rivalizohet lehtësisht nga blogjet dhe media online. Kjo i rrit edhe besueshmërisë medias së shkruar, diferencimin në produktin që ofron me llojet e tjerë të burimit të informacionit dhe ndjesinë që ajo gjeneron te lexuesi[1]. Vetëm kësisoj mund të arrij gazetaria e shkruar t’i rezistojë ndryshimeve sa globale, aq edhe lokale dhe të mbajë pranë vetes lexuesin.

Videot e ndryshme të hedhura në youtube kanë shërbyer jo pak për mobilizime të ngjashme në Siri e gjetkë. Por a do të thotë kjo që shtypit të shkruar po i bien kambanat e fundit? Në fakt personalitete të tillë që variojnë nga semiologu dhe intelektuali publik me staturë ndërkombëtare si Umberto Eco, apo Jeff Bezos, i cili bleu së fundmi Washington Post, mendojnë të kundërtën, duke argumentuar që do të ketë gjithnjë një treg të gazetës së shtypur e cila lidhet sa me shijet njerëzore, aq edhe me konceptin e gazetarisë profesionale.

Debati mbi tejkalimin e modeleve të vjetra të masmedias, të përqendruara kryesisht te shtypi i shkruar, radio dhe televizioni dhe revolucioni që po ngjet me formën dhe përmbajtjen të ndryshme te masmedias, që e kanë demokratizuar, relativizuar dhe revolucionarizuar atë njëherazi, janë sot në epiqendër të diskutimeve të profesionistëve dhe politikë-bërësve anembanë botës. Jo rastësisht ishte kombinimi i medias alternative si burim i shpërndarë pushteti me teknologjinë që bënë të mundur përhapjen e revolucioneve të pranverës arabe dhe më gjerë. Kjo bëri që revolucioni iranian të quhej twitter, ai egjiptian revolucioni facebook dhe apo në Tunizi ku celulari luajti rolin qendror për shpërhapjen e informacionit dhe mobilizimin e turmave.

Autorja Sonia Livingstone vinte re që përkufizimi “New Media”, është një përkufizim tepër abuziv për kohën që jetojmë, për shkak se ka karakter të përgjithshëm, dhe për më tepër është përdorur për t`u distancuar nga një periudhë, me qëllim evidentimin e hopit teknologjik, dhe proceseve dixhitalizuese[2]. Ajo insistonte që aktivitetet që pasuan, orientoheshin drejt disa zhvillimeve, që përveç bazës teknologjike dixhitale, nuk kanë trashëguar asgjë tjetër. Ne dimë në mënyrë fare të përgjithshme, që mediat e reja kanë revolucionarizuar raportet tona në kohë dhe hapësirë, kanë shumëfishuar kanalet dhe përmbajtjet, kanë bërë realitet simultanitetin e aktiviteteve komunikuese, kanë ridimensionuar pozicionin dhe rolin e audiencës, por kjo nuk mjafton për ta mbyllur diskutimin konceptual mbi atë se ç’janë mediat e reja dhe ku dallojnë nga mediat tradicionale? Çdo të themi sot në epokën e konvergjencës së mediave, ku teknologjia integron kodet në një pajisje, ku e njëjta përmbajtje qarkullon në të gjitha llojet e mundshme të infrastrukturës. A merr kuptim që t`i ndajmë me thikë përmbajtjet e mediave tradicionale nga ato të mediave te reja, ku me një telefon ne xhep ne mund të shikojmë video, audio live, ose në trajtë podcast; të regjistrojmë përmbajtje tërësisht të reja, të konsumojmë materiale në tekst, audio video?

Vetë Elihu Katz, kur fliste për “Vdekjen e televizionit”, theksonte se nuk e dinte në kishte vdekur koncepti i audiencës, por ajo që ai mbronte me siguri ishte fakti që të paktën ajo audiencë e tipit “broadcasting” e lidhur “embedded” me atë infrastrukturë, me siguri që ishte zhdukur në këndvështrimin e tij. Vë theksin te mënyra se si është trajtuar koncepti i “Audiencës”, sepse ka autorë që e kanë vënë në pikëpyetje të fortë vetë konceptin, në një botë interaktive, të pjesëmarrjes si “produser”, pra një përdorues-prodhues që ushqen hapësirën ku konsumon. Jetojmë në epokën e “media embedded”, “evermedia” apo “media-satureted” , që përdoren si koncepte sinonimike me të njëjtin kuptim: e gjithë eksperienca jonë është e ndërmjetësuar, në një mënyrë ose tjetrën, sepse kush pretendon që ka një hapësirë të vetën intime, apo familjare, apo shoqërore të pavarur, të distancuar nga konsumi mediatik – në një vëzhgim të thjeshtë vërehet se një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit social kryhet tek rrjetet sociale, si hapësira ku gjithsecili kompozon veten, ndërton marrëdhënie, shkëmben dije, shpërblehet emocionalisht – të gjitha këto procese që janë asociuar me media të ndryshme përgjatë historisë. Vetë ndarja hapësirë private dhe publike, relativizohet shumë në kontekstin e rrjeteve sociale[3]. Vlen të themi dy fjalë më tepër për “Social TV”, sepse ndoshta është hapësira më përfaqësuese e të gjitha ideve që parashtruam më lart.

Ёshtë e kuptueshme që në shoqëritë tona me stanjacion të zgjatur në inovacion, e reja shkakton “dramë”, siç do të shprehej Mc Luhan., pra një shoqëri që ka jetuar epistemologjikisht për dekada në një hapësirë socio-teknike të caktuar, nuk e ka të lehtë të ndërtojë instrumenta për të kuptuar realitetet e reja që ndërhyjnë dhunshëm te mënyra e jonë e të jetuarit. Çështja shtrohet: A ka kuptim që në kohën ku jetojmë, në epokën e mediave sociale, konvergjencës së mediave, dhe përmbajtjeve, në kohën e cross-platform-ave, të vazhdojmë të flasim për ndarjen klasike media të reja dhe media tradicionale?

Së fundi, vlen për t`u theksuar se në rastin e “Spreadable Media”, ku mund të klasifikojmë rrjetet sociale dhe APPs, audienca në të gjitha modalitetet e sjelljes së saj, fiton autonomi si një agjenci më vete, e cila krijon vlerë më vete, thekson Jenkins – që në fakt është vlere financiare, por që origjinën nuk e ka fare financiare, pasi krijohet nga rrjeti i pafund i bisedave të përdoruesve, të cilët shprehin vlerësimet e tyre. Sjell dinamika të jashtëzakonshme për matjet audiencës, sepse shfaqet shansi historik, për të pajtuar traditën kuantifikuese me atë kualitative. Në këto hapësira ka tepër rëndësi klasifikimi i të dhënave demografike, por më tepër rëndësi kanë të dhënat kualitative, që në këtë rast janë fort të çmuara për reklamuesit – të uritur ngahera. Dhe në kuptimin metodologjik mbi matjet e audiencës, humbet aktualitet ndarja mes menyrës tradicionale dhe mënyrave me bashkëkohore. Këtu matjet integrohen.

Në ligjërimin shqiptar, në media, nëpër konferenca, debate të ndryshme, botime, apo dhe diskutime sporadike online, të bie në sy një qasje e përgjithshme që përpiqet t’i ndajë mediat e reja nga mediat tradicionale, duke i dhënë nga pak nuancë historike si ndërrim epokash, nuancë teknologjike në kuptimin e të qenit në përputhje me prirjet e kohës, nuancë sociologjike si një çarje mes brezash, dhe psikologjike-konjitiviste duke klasifikuar tipa njerëzish në varësi të lidhjes emocionale me inovacionin, pse jo dhe nuanca marketingu, ku përzihen nga pak karakteristikat e personit me ato të pajisjes që përdorim, në një simbiozë ku individi plotëson brand-in dhe brand-i individin[4].

Tek Social TV, që është një përzierje mes mediave të konverguara, cross-platform-ave dhe rrjeteve sociale, vihen re disa karakteristika që mjegullojnë së tepërmi ndarjet mes mediave klasike dhe mediave të reja. Megjithëse ne mund të konsumojmë materiale të tipit “broadcast”, në rastin e TV tradicional, si normë ai proces përfundonte aty, kurse në rrjetet sociale përmbajtja nuk jepet në linearitetin e kohës, por qarkullohet, në kohë, dhe tek të tjerët (Circulation). “Circulation”, nuk mund të ngatërrohet me konsumin e distancuar që i bëjmë programeve të caktuara, por ai më tepër është i lidhur me qarkullimin e materialeve te njëri-tjetri, për shkak të shijeve të njëjta, mbështetjes, pra një KONSUMATOR –DISTRIBUTOR. Këtu do të na vijë në ndihmë koncepti tepër i artikuluar i Henry Jenkins “Spreadable Media”. Ai e konsideron si hapësirë, ku qarkullimi i përmbajtjeve mes pjesëmarrësve nuk është proces neutral, por prodhon vlerë nëpërmjet qarkullimit. Këto janë disa nga karakteristikat që ai nxjerr në pah, dhe që e relativizojnë ndarjen mes mediave te reja dhe tradicionale, pasi siç e shohim shumë forma komunikimi, dikur me teknologji dhe përmbajtje të ndara, këtu gjenden tërësisht të integruara, në harmoni të plotë:

a) Lehtësia e aksesit për të shpërndarë

b) Shpërndarja në shumë kanale njëherësh

c) Diversifikon eksperiencat

d) Krijon trendet e mendimit, qëndrime origjinale

e) Përmbatja vjen te ne, ne nuk e kërkojmë – reformimi i modelit klasik Push Model.

f) Bashkëpunimi mes përdoruesve, pavarësisht ndasive ekonomike, apo të ndonjë lloji tjetër.

g) Krijon vlerë tregu në mënyrë autonome, pavarësisht synimit të agjencisë shpërndarëse.

h) Rrjete komunikimi të lokalizuara dhe të përkohshme, që duhen gjurmuar nëpërmjet stategjish: Transmedia

Planning.

Ervin Goci

Kur mbarojn mediet klasike dhe ku  fillojnë  mediet e reja

Prishtinë, 29 janar. – Hulumtimi “Pavarësia dhe besueshmëria e mediave në Kosovë”, i realizuar nga Qendra për Hulumtim të Opinionit në UBT dhe Instituti i Medias i Kosovës, është prezantuar sot në Prishtinë, me pjesëmarrje tëeditorëve, gazetarëve e përfaqësuesve të mediave dhe të institucioneve të ndryshme.

Rektori i UBT-së, dr.EdmondHajrizi, në hapje të prezantimit, theksoi se ky hulumtim ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit mes UBT-së dhe Institutit të Medias të Kosovës, institucione këto që kanë ndërtuar një strategji bashkëpunimi edhe në projekte të tjera.

Rezultatet e prezantuara sot të hulumtimit “Pavarësia dhe besueshmëria e mediave në Kosovë” janë vetëm pjesa e parë e një projekti më të gjerë, i cili parasheh realizimin edhe të dy hulumtimeve të tjera deri në fund të vitit, për të pasur një publikimit të pasqyrimit të plotë të mendimit të qytetarëve rreth kësaj pavarësisë dhe besueshmërisë së mediave në vendin tonë[5].

FazliVeliu, kryetar i Bordit të Institutit të Medias të Kosovës, theksoi se hulumtimi e ka peshën e tij më të theksuar sidomos në hulumtimin e besueshmërisë së mediave, një fushë e cila nuk është edhe aq e hulumtuar në vendin tonë.

Hulumtimi është realizuar në formë të anketimit, e përzgjedhur si e tillë pasi UBT dhe IMK dëshirojnë të ofrojnë raport me të dhëna parësore. Të anketuarit janë zgjedhur rastësisht.Mosha e tyre është nga 18 deri në 78 vjeç, ndërsa në hulumtim janë mbuluar regjionet kryesore të Kosovës. Nga 1200 të anketuar, 54.43 për qind kanë qenë meshkuj, ndërsa 45.57 për qind femra.

Disa nga përgjigjet e të anketuarve në pyetjet e shtruara në hulumtim ishin këto:

Të pyetur cili është burimi prej nga informohen, 60.66 për qind e të anketuarve kanë thënë se burim informatash për ta është interneti, 30.95 për qind televizioni, 4.75 për qind gazetat, ndërsa 1.64 për qind radiot.

Në pyetjen cilat informacione i preferojnë, përgjigjet janë këto: lajmet vendore (60.33 për qind), lajmet ndërkombëtare (13.44 për qind), lajmet nga sporti (21.15 për qind), lajme të tjera  (5.08 për qind).

Të anketuarit i janë përgjigjur edhe pyetjet lidhur me pavarësinë e mediave. 69.84 për qind janë shprehur se në Kosovë ka media të pavarura, ndërsa 30.16 për qind thonë se nuk ka.

Të anketuarit janë pyetur edhe: A janë të politizuara mediat në Kosovë? 17.21 për qind thonë se shkalla e politizimit është 20-30 për qind, 61.31 për qind thonë se kjo shkallë është 50-60 për qind, ndërsa 21.48 për qind mendojnë se shkalla e politizimit të mediave është 80-90 për qind[6].

Ndërsa, ndërlidhur me besueshmërinë e mediave, mendimet e të anketuarve janë këto: 13.77 për qind e të anketuarve thonë se mediat janë të besueshme, e quajnë pozitiv këtë element, 69.02 për qind flasin e trajtojnë si mesatare besueshmërinë, ndërsa si negative 17.21 për qind[7].

Qytetarët kanë dhënë përgjigjet e tyre edhe lidhur me besueshmërine e informatave/lajmeve
në internet. Përgjigjet e tyre janë: Shumë mirë 5.90 për qind, mesatarisht mirë 58.69 për qind dhe jo në nivelin e duhur 35.41 për qind.

Tema e hulumtimit ka zgjuar interesim të madh të të pranishmëve, të cilët në një debat të gjerë kanë paraqitur mendimet dhe qëndrimet e tyre rreth temës së pavarësisë dhe besueshmërisë së mediave në Kosovë.

Bajrush Morina 29 janar

Posted by: Bota Press

Panoram e mediave dixhitale

Në përgjithësi është e vështirë të vlerësosh zhvillimet e procesit të dixhitalizimit dhe të tregut të medias në tërësi, për shkak të mungesës së vazhdueshme të studimeve kërkimore publike, të besueshme dhe sistematike. Rritja shpërthyese e mundësive për të përdorur internetin është padyshim realitet. Sipas ITU-së përqindja e popullsisë që kanë mundësi të përdorin internetin u rrit nga 0.1 % në vitin 2000 në 43 % në vitin 2010. Numri u dyfishua nga 2008-a në 2010-ën[8].

Shumica e organeve mediatike kanë faqet e tyre web, të cilat përpiqen t’i mbajnë të përditësuara. Gjithsesi kjo gjë nuk i shmang nga uniformiteti i përmbajtjes së informacionit, që rezulton në një zgjedhje të kufizuar të lajmeve politike, një prirje drejt “tabloidizimit’ dhe profesionalizmit të dyshimtë.

Një numër në rritje prodhuesish lajmesh qarkullojnë informacion mbi një llojshmëri temash nga politika te stili i jetës. Edhe media tradicionale është ndikuar nga dixhitalizimi: ato ofrojnë informacion në formate të shumëfishta, edhe në analog edhe në dixhital, por pa përmirësime të dallueshme në cilësi, shtrirje dhe ndikim. Rrjetet sociale mbeten në mënyrë të qëndrueshme mes faqeve më të vizituara gjatë ditës. Ndërveprimi që siguron media e re ofron platforma të gjera për diskutim publik dhe ato janë veçanërisht popullore mes të rinjsh, duke filluar nga komentet e deri te blogjet.

Media e shkruar po humbet terren sidomos mes të rinjve. Kjo rënie, veç konkurrencës së televizionit dhe medias së re, ka të bëjë edhe me dështimin e medias së shkruar për të ofruar përmbajtje tërësisht ndryshe ose më të thellë se sa ajo që ofron media elektronike apo media e re. Platformat multiplekse ekzistuese përfshijnë disa stacione radioje por rëndësia e kësaj të fundit si burim informacioni është gjithnjë e në rënie. Edhe pse numri i stacioneve radiofonike private është i madh ajo që ato ofrojnë në përgjithësi përqendrohet te muzika dhe argëtimi[9].

Deri tani dixhitalizimi ka patur një efekt të kufizuar mbi gazetarinë. Gazetaria e lajmeve është bërë më e shpejtë dhe më e thjeshtë. Gazetaria qytetare, megjithatë, nuk është zhvilluar ende. Për sa u përket kushteve të punës shumica e gazetarëve në Shqipëri punojnë ende pa kontratë, duke nxitur kështu një klimë autocensure që sjell pasoja të dëmshme te produkti i lajmeve. Situata lë më shumë për të dëshiruar në zonat jashtë kryeqytetit ku pagat e gazetarëve janë nën mesataren.

Nga ky këndvështrim shohim se dixhitalizimi nuk ka ndikuar mbi gazetarinë investigative; mundësitë e krijuara nga burimet e informacionit online nuk kompensojnë pengesën e frikës që shkaktohet nga mungesa e mbrojtjes ligjore dhe zakonore.

Është e vështirë të vlerësohet ndikimi që ka dixhitalizimi mbi profesionalizmin e gazetarëve në mungesë të një monitorimi të organizuar të standardeve etike. Gjykimi në këtë rast vështirësohet nga fakti se të njëjtët gazetarë në disa raste punojnë njëkohësisht edhe në median tradicionale edhe në median online. Për këtë arsye mbulimi i temave mbetet i njëjtë.

Respektimi i të drejtave të autorit është bërë më problematik pasi si media online edhe ajo tradicionale marrin materialet e njëra tjetrës pa i atribuuar ato. Në të njëjtin këndvështrim negativ, dixhitalizimi ka lehtësuar shpërndarjen e shpifjeve dhe fyerjeve, pasi shumica e faqeve web nuk kanë moderatorë apo mënyra filtrimi.

Megjithë përhapjen e internetit qytetarët dhe grupet e shoqërisë civile pothuajse nuk i përdorin fare platformat dixhitale për aktivizëm social. Shumica e OJF-ve nuk kanë ende profile në Facebook dhe në rastet kur i kanë, ato përditësohen rrallë dhe përdoren më shumë si një mjet shtesë informimi se sa si mjet mobilizimi social. Njerëzit i përdorin forumet për të komentuar lajmet, dhe për të shprehur opinionet personale.

Por nuk ndodh kështu me partitë politike, të cilat e përdorin median sociale gjithnjë e më tepër për të rritur mbështetjen dhe ndikimin e tyre, prirje kjo që vihet re më shumë tek politikanët e opozitës. Ndikimi tërësor i këtij aktiviteti nuk është ende shumë i qartë. Megjithëse zgjedhjet e fundit lokale patën mbulim të gjerë në median sociale, të dhënat tregojnë se vetëm 12 përqind e njerëzve të moshës nën 40 vjeç besojnë se instrumenta si këto mund të ndikojnë mbi politikanët.

Burimet Kryesore të Lajmeve

Çdo analizë apo renditje e ofruesve kryesorë të lajmeve është e vështirë pasi në Shqipëri nuk ka ende praktika serioze dhe publike të studimit mbi lexuesit e medias së shkruar apo ndarjen e audiencës së medias elektronike. Për më tepër, për të përcaktuar se si ndarja e audiencës ka ndryshuar pas pesë viteve është edhe më e vështirë po të kemi parasysh se përpjekja e fundit për të bërë një studim të mirëfilltë të lexusve dhe të audiencës daton në vitin 2002 dhe 2003 nga Instituti i Sondazheve dhe Opinioneve.  Kjo praktikë nuk vazhdoi më tej[10].

Disa media zhvillojnë studimet e veta, por objektiviteti i rezultateve është i dyshimtë. “Të gjitha mediat e bëjnë vetë studimin e tregut dhe ua prezantojnë ato klientëve,” thotë një raport, duke përvijuar kështu një tablo shumë subjektive të situatës së tregut dhe të matjes së audiencës. Në këtë kontekst çdo përpjekje për të renditur ofruesit e lajmeve, në shtyp apo në median elektronike, do të ishte spekullim.

Media Online

Shumica e medias tradicionale kanë faqet e tyre web, ndërkohë që media e re është e ngjashme në përmbajtje me median tradicionale. Është interesante të vëmë re se disa nga mediat në renditjen e 40 faqeve web më të ndjekura përfshijnë edhe media në shqip jashtë vendit si Telegrafi, Koha Ditore, dhe Bota Sot. Sipas klasifikimit të trafikut në web, mediat më popullore janë: Top Channel, BalkanWeb, Ikub.al, Telegrafi, NOA, Shekulli, Lajmi Fundit, dhe Gazeta Tema.

Nga këto faqe web, Top Channel, Shekulli, dhe Gazeta Tema përfaqësojnë stacione televizive dhe gazeta ekzistuese. BalkanWeb është një nga të parat media lajmesh online ose agjenci lajmesh që ka përfituar prej të qenurit pjesë e një grupi mediatik që ka edhe një kanal lajmesh, një gazetë të përditshme dhe një radio. Një ndërmarrje e tillë nuk dhunon dispozitat ligjore që ndalojnë pronësinë e llojeve të ndryshme të medias, pasi dispozitat mbi pronësinë i përkasin vetëm medias elektronike ndërsa media e shkruar nuk është aspak e rregulluar në këtë drejtim. Në fakt modele të ngjashme pronësie nuk janë të panjohura në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. NOA dhe Lajmi i Fundit janë të ngjashme, duke shërbyer si agjenci lajmesh ato kanë lajme të përditësuara vazhdimisht në çdo seksion dhe nuk duket të kenë ndonjë target apo specializim të qartë. E fundit, Ikub.al, është një miks lajmesh dhe stili “Fletë të Verdha”, informacion që lidhet me kërkime për punë dhe prona, dhe përfshin edhe një bazë të dhënash ligjore si dhe një numërator telefonash.

Ndikimi i Medias Dixhitale tek Lajmet me Cilësi të Mirë

Është ende shumë herët për të vlerësuar nëse kanalet e reja dixhitale dhe media e re kanë kontribuar në përmirësimin e cilësisë së lajmeve. Ashtu siç e kemi përmendur më sipër në platformat dixhitale ka dy kanale me lajme; ato shihen vetëm nga ata që janë të abonuar, gjë që e kufizon ndikimin e tyre. Edhe pse e njëjta përmbajtje e lajmeve është e vlefshme edhe në transmetimet analoge, është e vështirë të bësh dallime në cilësi, audience apo ndikim mes lajmeve që ofrohen vetëm në dixhital dhe lajmeve të ofruara edhe në analog edhe në dixhital. Për më tepër, për sa i përket lajmeve që ofrojnë, ato janë të njëjta ose shumë të ngjashme me kanalet analoge të lajmeve. Ato u bashkëngjiten kanaleve ekzistuese me lajme apo stacioneve të rëndësishme duke përdorur kështu të njëjtat burime informacioni. Në këtë kontekst megjithëse në Shqipëri dixhitalizimi ka sjellë më shumë zgjedhje, nuk mund të themi që është siguruar një informacion më i larmishëm dhe një cilësi më e madhe e lajmeve.

Në të njëjtën mënyrë, është e vështirë të shohim ndonjë ndryshim të vërtetë në cilësi apo gamë të lajmeve. Kjo ndodh edhe për shkak se media online dhe ato tradicionale janë shpesh pjesë e të njëjtit grupi mediatik dhe ofrojnë të njëjtën përmbajtje. Për shembull BalkanWeb, një nga mediat më popullore, bën pjesë në të njëjtin grup mediatik që ka një gazetë, një televizion me lajme dhe një stacion radiofonik. Shekulli online është version online i të përditshmes Shekulli. Edhe pse versioni online përditësohet rregullisht dhe ka mundësi që nuk i ofrohen gazetës së shtypur, grupi i gazetarëve dhe i kontribuesve, për rrjedhojë edhe informacioni dhe lajmet, janë pak a shumë njësoj. Sigurisht ka një ndryshim për sa i përket shpejtësisë dhe formës me të cilat ofrohen lajmet, por jo domosdoshmërisht në cilësi.

Përmbajtja e Prodhuar nga Përdoruesi (PPP)

Një vështrim i përgjithshëm mbi PPP

Në Shqipëri faqet më popullore të Internetit janë Facebook, Google, YouTube, Yahoo!, Windows Live, Ikub.al, BalkanWeb, Top Channel, Wikipedia, dhe MSN. Nga këto Facebook-u dhe YouTube janë shumë popullore së bashku me Google. Së fundmi Facebook-u duket ta ketë kaluar Google, që ishte faqja më popullore e Internetit për një kohë të gjatë. Profilet në Facebook nga Shqipëria shkojnë afërsisht në një milion me një shtrirje në 75 përqind të popullsisë që përdor internetin. Një PPP tjetër ndërkombëtar shumë popullor është edhe Wikipedia edhe pse më pak popullore se sa dy faqet e përmendura më sipër, por edhe më pak se disa prej faqeve shqiptare të Internetit[11].

BalkanWeb-i, si pjesë e një grupi mediatik të konsoliduar, renditet e shtata ndër faqet e Internetit më popullore në vend dhe faqja mediatike që vizitohet më shpesh. Sipas Google Ad Planner (Planifikues Reklamash i Google), BalkanWeb-i në janar të vitit 2012 projektohej të kishte 290,000 përdorues unikë. BalkanWeb shërben si një faqe interneti lajmesh i cili ofron edhe format lajmesh në video. Veç kësaj në këtë faqe shihet dhe transmetimi live i kanalit televiziv News 24 i cili është pjesë e të njëjtit grup mediatik. Kjo faqe interneti përditësohet rregullisht dhe përveç lajmeve ofron edhe shërbime të tjera si parashikimi i motit, anketa për  publikun, lajme të formatuara për telefona celularë dhe furnizime RSS. BalkanWeb ka edhe një forum tek i cili pretendohet të ketë më shumë se 23,500 anëtarë. Ky forum përmban një numër temash diskutimi duke filluar që nga politika e deri tek humori. Po ashtu si faqja e Top Channel pjesa e vetme e prodhuar nga përdoruesi është forumi dhe komentet mbi lajmet. Faqja ofron edhe mundësi për të ndarë përmbajtjen me të tjerët në mediat sociale.

Top Channel, një nga stacionet televizive kombëtare komerciale zë vendin e tetë si një nga faqet më popullore të internetit. Sipas Google Ad Planner, kjo faqe Interneti llogaritej të kishte një numër prej 320,000 vizitorësh unikë gjatë janarit 2012. Së bashku më BalkanWeb, faqja e Top Channel tërheq më shumë se gjysmën e reklamave në internet. Faqja e Top Channel përditësohet rregullisht me lajme, në formatin e shkrimeve dhe videos. Ajo ofron edhe ritransmetime të programeve informative dhe argëtuese. Faqja ofron butona për të ndarë përmbajtjen në Facebook apo Twitter. Megjithatë përveç pjesës së forumit, përmbajtja e faqes nuk mund të cilësohet si PPP.

Një faqe tjetër popullore interneti është edhe Ikub.al, me rreth 150,000 përdorues unikë. Kjo faqe është një kombinim me lajme, informacion të llojit “Fletë të Verdha” si dhe njoftime të dobishme gjithfarësh si psh vende pune, shitje-blerje pronash, njoftime biznesesh të ndryshme, etj. Faqja ofron edhe një librari ligjesh, një numërator telefonik familjesh dhe biznesesh dhe informacion mbi aktivitete kulturore. Këto lloj informacionesh dominojnë mbi pjesën e lajmeve, e cila përditësohet disi rregullisht, por që zë një hapësirë më të vogël krahasuar me pjesët e tjera[12]. Kjo faqe ka edhe një forum diskutimesh por nuk poston ndonjë statistikë mbi numrin e përdoruesve të saj.

Faqja tjetër më popullore është e agjencisë së lajmeve NOA që llogarit rreth 93,000 përdorues unikë në janar 2012. Kjo faqe ofron kryesisht lajme, disa prej të cilave edhe në formatin video. Ndërkohë që faqja u ofron përdoruesve mundësinë të ndajnë përmbajtjen në mediat sociale, PPP-të e vetme janë komentet mbi lajmet e ofruara.

Në 10 faqet e Internetit më popullore nuk hyn asnjë nga blogjet. Blogspot.com zë vendin e 11të në listën tërësore për Shqipërinë, dhe faqet që përfaqësojnë blogje të vërteta ose mund të klasifikohen si të tilla, mezi arrijnë të hyjnë në 50 pozicionet e para.

Rrjetet Sociale

Sipas Alexa.com[13], Facebook-u është rrjeti social më popullor me rreth një milion përdorues në vend. Faqe të tjera popullore janë faqet më të njohura ndërkombëtare si YouTube, Yahoo!, Windows Live, Wikipedia, dhe MSN. Ndryshe nga vendet e tjera Twitter-i nuk duket të jetë shumë popullor në Shqipëri, duke zënë vendin e 17-të mes faqeve më të përdorura. Rrjeti tjetër ndërkombëtar më popullor është LinkedIn, që zë vendin e 18të. Një sondazh i zhvilluar me njerëz nën moshën 40 vjeç tregoi se më shumë se 35 përqind e të pyeturve përdornin rrjetet sociale dhe teknologjitë Web 2.0 për të ndërvepruar me miqtë e tyre, ndërkohë që më shumë se 25 përqind i përdornin ato për të lexuar artikuj dhe opinione, vetëm 5.2 përqind publikonin artikuj online.

Për sa u përket faqeve shqiptare të Internetit, vazhdojnë të jenë më popullore faqet e mediave tradicionale të konsoliduara, edhe pse faqe të reja kanë pësuar ngritje në klasifikim. BalkanWeb zë vendin e parë, i ndjekur nga Top Channel. Ikub.al renditet mbi BalkanWeb dhe Top Channel për muajin janar 2012, por ndryshe nga dy të parat, nuk është një media e vërtetë por një faqe ku vendosen lajme nga mediat e tjera. NOA është gjithashtu popullore si faqe e ndjekur nga Telegrafi.com, Albeu.com, Gazetatema.net, Panorama.com.al, dhe Ora-news.com. Megjithatë asnjë nga këto faqe nuk janë rrjete sociale në vetvete edhe pse pothuajse të gjitha kanë forume për përdoruesit ose shërbime të tjera të një lloj natyre socializimi. Shumica e tyre ofrojnë lajme dhe informacion të prodhuar kryesisht nga media tradicionale, ndërsa komentet dhe forumet mbi informacionin janë një vlerë e shtuar. Ndërkohë, ndërsa popullariteti i Facebook-ut është i padiskutueshëm, është e vështirë të përcaktosh cili rrjet social përdoret më shumë nga shqiptarët.

Përpjekjet për të ndërtuar rrjete sociale në gjuhën shqipe kanë filluar vitet e fundit, edhe pse popullariteti i tyre është shumë larg atyre të rrjeteve sociale ndërkombëtare. Me i njohuri duket të jetë Top.al, tek i cili regjistrohen 46,132 përdorues në janar 2011[14]. Të tjerët janë Iliria.net, Albfriend.com, dhe Adoli.net. Megjithatë përdoruesit e këtyre faqeve duket se janë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia apo diaspora në përgjithësi. Për shembull 46 përqind e vizitorëve të Forumishqiptar.com janë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër në Kosovë dhe diasporë; tek Peshkupauje.com, vizitorët në Shqipëri llogariten 41 përqind e numrit total të vizitorëve.

Lajmet në Median Sociale

Mungesa e sondazheve për konsumatorët dhe e të dhënave të tjera që lidhen me konsumin e informacionit në faqet e lajmeve në internet në Shqipëri e bën shumë të vështirë të përcaktosh përdorimin real të rrjeteve sociale dhe blogjeve. Faqet e internetit që përfshijnë informacion dhe rrjete sociale siç janë Google, Facebook, YouTube, Yahoo!, MSN, dhe Wikipedia janë gjerësisht popullore megjithëse nuk ka informacion nëse ato përdoren për ndërveprim personal ose për ndonjë qëllim informues. Nga ana tjetër fakti i thjeshtë se katër nga 10 faqet e internetit i përkasin biznesit të lajmeve dhe të informacionit mund të tregojnë se një nga aktivitetet kryesore të shqiptarëve në web ka të bëjë më kërkimin e lajmeve dhe burimeve të informacioni[15]t.

Në të njëjtën kohë, mediat tradicionale kanë filluar të përdorin median sociale, edhe pse ende në një fazë fillestare. Shumica e mediave tradicionale kanë profilet e tyre në Facebook dhe ndajnë aty pjesë nga përmbajtja e tyre në shtyp apo televizion. Disa prej tyre lejojnë publikun të ndajë përmbajtjen e tyre në profilet në Facebook. Kjo krijon mundësi për shpërndarje më të gjerë të lajmeve. Megjithatë nuk ka të dhëna se deri në ç’masë përdoret kjo mundësi që ju ofrohet pasi vetëm një numër i vogël mediash zbulojnë statistika rreth shpërndarjes së lajmeve të tyre në platformat e medias sociale.

Blogjet pothuajse nuk përdoren fare nga politikanët ndërkohë që janë disa intelektualë që kanë filluar të blogojnë. Njëri prej tyre është Fatos Lubonja, një intelektual i njohur, editorialist dhe botues i një reviste të përtremuajshme Përpjekja.  Artikujt mund të komentohen nga publiku. Nuk ka statistika mbi popullaritetin e kësaj faqeje, por duket se blogu vizitohet më shpesh nga përdorues të moshës 18 – 24 vjeç dhe me arsim të lartë. Një blog tjetër i mbajtur nga një akademik dhe intelektual është Xhaxhai.wordpress.com nga Ardian Vehbiu. Ky blog ka artikuj, komente, dhe opinionin e autorit mbi tema të ndryshme si historia, politika, kultura, sociologjia dhe gjuhësia,dhe është gjithashtu i hapur për komente nga publiku. Kjo faqe renditet e 85-a në Shqipëri. Disa prej këtyre artikujve botohen edhe në gazetat e përditshme.

Përveç këtyre dy blogjeve ka disa të tjerë më pak popullorë të mbajtur nga gazetarë apo akademikë, të ngjashëm me blogjet e përmendura më sipër, siç është Ditari i Tiranës (Diary of Tirana (http://diaryoftirana.blogspot.com/), shkruar nga gazetari Gjergj Erebara; blogu i gazetares Edlira Gjoni (http://edliragjoni.wordpress.com/); Urban Survivor (http://urbasurvivor.blogspot.com/), nga gazetari Sokol Shameti; Saktivista (http://saktivista.com/), nga një grup intelektualësh nga Kosova dhe Shqipëria; dhe Gjeneral Megafoni (http://gjeneralmegafoni.com/), i cili ka kryesisht editoriale dhe opinione mbi politikën dhe renditet i 278-i mes faqeve në Shqipëri. Një nga blogjet e para dhe nga më popullorët është Peshkupauje.com, i cili renditet i 188-i   dhe përbëhet nga një mbledhje e artikujve, editorialeve të gazetave të përditshme, si dhe komente dhe shkrime nga faqe të tjera interneti apo blogje të tjera.

Ajo që kanë të përbashkët këto blogje është dublikimi i përmbajtjes së botuar, pasi pothuajse çdo shkrim publikohet më parë në shtypin e shkruar. Megjithatë publikimi online i këtyre shkrimeve ka çuar në shkëmbim të opinioneve dhe diskutimeve mes lexuesve, një mundësi kjo që mungon mes lexuesve që blejnë gazetën në shtyp. Veç kësaj këto blogje nuk përdoren për të shpërndarë lajme, por përdoren për të shfaqur opinione dhe komente të autorëve dhe në disa raste përdoren edhe për të tërhequr opinionin e publikut në lidhje me një çështje të caktuar. Temat kryesisht lidhen me situatën politike në Shqipëri dhe deri diku edhe me problemet sociale dhe jetën kulturore në përgjithësi[16].

Ndërmarrjet tregtare dhe bizneset nuk i kanë praktikuar blogjet. Kanë zgjedhur rrjetet sociale, veçanërisht Facebook, si një mundësi të mirë për të tërhequr vëmendjen tek aktivitetet e tyre tregtare. Këto profile e bazojnë popullaritetin e tyre te numri i miqve që kanë, duke shpresuar se kjo do të sjellë edhe vëmendjen e konsumatorëve. Veç kësaj hapja e profileve të kompanive tregtare konsiderohet si reklamë falas. Gjithsesi të bloguarit nuk është një praktikë shumë popullore.

Ky është një fragment i raportit “Zhvillimi i medias dixhitale,” i cili ndër të tjera përqendrohet te pasojat e dixhitalizimit dhe zhvillimit të medias së re te peizazhi mediatik, cilësia e raportimit, gama e informacionit që merr publiku, si dhe roli i vetë publikut në informim. Raporti është botuar në janar 2012 dhe varianti i plotë gjendet në këtë adresë:

http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link

Ilda Londo

PËRFUNDIME

               Gjatë hulumtimeveː

  • Mediat e Murdoch-ut kanë filluar prej kohësh aplikimin me pagesë të gazetës online për formatin e plotë, ndërsa lejojnë pjesë të veçanta të lexohen falas, nismë e suksesshme dhe që gjeneron shpresë për një mbijetesë dhe madje sukses në tregun gjithnjë dhe më kompetitiv të informacionit.
  • Edward R. Murrow, historia e të cilit është përshkruar mjeshtërisht në filmin “Good night and good luck” të George Clooney-t. Murrow i cili jetoi në vitet 50-të njihej mbi të gjitha për kundërvënien publike që i bëri një prej aktorëve më të frikshëm të skenës politike amerikane, senatorit Joseph McCarthy i cili njihet për ‘gjuetinë e shtrigave’ ndaj ata që ai cilësonte komunistë në SHBA sipas oreksit dhe që prekte garancitë e të drejtave civile që gëzonin qytetarët amerikanë.
  • A ka kuptim që në kohën ku jetojmë, në epokën e mediave sociale, konvergjencës së mediave, dhe përmbajtjeve, në kohën e cross-platform-ave, të vazhdojmë të flasim për ndarjen klasike media të reja dhe media tradicionale?
  • Top Channel, një nga stacionet televizive kombëtare komerciale zë vendin e tetë si një nga faqet më popullore të internetit. Sipas Google Ad Planner, kjo faqe Interneti llogaritej të kishte një numër prej 320,000 vizitorësh unikë gjatë janarit 2012. Së bashku më BalkanWeb, faqja e Top Channel tërheq më shumë se gjysmën e reklamave në internet.
  • BalkanWeb-i, si pjesë e një grupi mediatik të konsoliduar, renditet e shtata ndër faqet e Internetit më popullore në vend dhe faqja mediatike që vizitohet më shpesh. Sipas Google Ad Planner (Planifikues Reklamash i Google), BalkanWeb-i në janar të vitit 2012 projektohej të kishte 290,000 përdorues unikë.
  • Në Shqipëri faqet më popullore të Internetit janë Facebook, Google, YouTube, Yahoo!, Windows Live, Ikub.al, BalkanWeb, Top Channel, Wikipedia, dhe MSN. Nga këto Facebook-u dhe YouTube janë shumë popullore së bashku me Google. Së fundmi Facebook-u duket ta ketë kaluar Google, që ishte faqja më popullore e Internetit për një kohë të gjatë. Profilet në Facebook nga Shqipëria shkojnë afërsisht në një milion me një shtrirje në 75 përqind të popullsisë që përdor internetin.
  • Sipas Alexa.com[17], Facebook-u është rrjeti social më popullor me rreth një milion përdorues në vend. Faqe të tjera popullore janë faqet më të njohura ndërkombëtare si YouTube, Yahoo!, Windows Live, Wikipedia, dhe MSN.
  • Mungesa e sondazheve për konsumatorët dhe e të dhënave të tjera që lidhen me konsumin e informacionit në faqet e lajmeve në internet në Shqipëri e bën shumë të vështirë të përcaktosh përdorimin real të rrjeteve sociale dhe blogjeve.

LITERATURA ⁄ BIBLIOGRAFIA

  1. [1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
  2. [1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
  3. [1] Po aty
  4. [1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014
  5. [1] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku fillojnë  mediet e reja
  6. [1] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku fillojnë  mediet e reja
  7. [1] Po aty
  8. [1] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
  9. [1] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
  10. [1] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar
  11. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

  1. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

  1. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

[1] http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

  1. [1]http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

[1] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014

[2] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014

[3] Po aty

[4] Ilir Kalemaj, Sfidat e shtypit të shkruar në Epokën e Globalizmit, 26 Maj 2014

[5] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku  fillojnë  mediet e reja

[6] Ervin Goci, Kur mbarojnë mediet klasike dhe ku  fillojnë  mediet e reja

[7] Po aty

[8] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar

[9] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar

[10] Bajrush Morina, Panoram e mediave dixhitale, Posted by: Bota Press, 29 janar

[11] http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

[12] http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

[14] http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

[15] http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

[16] http://institutemedia.org/Documents/PDF/OSF-Media-Report-Albania-02-17-2012-final-WEB.pdf

Medi@link, Ilda Londo

Share: