Home KRYESORE Blushi: Tani LSI do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën

Blushi: Tani LSI do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24”, Blushi thotë:

“PD nuk regjistrohet në zgjedhje deri të hënën apo të martën. Deklarata e tyre mbrëmjen e sotme, do të thotë se PD-së ju dhanë mundësitë, dhe sipas tyre zgjedhjet do të bëhen, dhe me shumë gjasa do të njihen.

Ndonëse LSI ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, unë mendoj se LSI do të regjistrohet në KQZ. Edhe pse ky do të jetë një koalicion absurd, ata do të bëjnë vetëm për të legalizuar zgjedhjet. Unë do shkoj në zgjedhje.

I shkoj detyrimit kushtetues. Jam i vetmi që nuk kam ndryshuar qëndrim që nga dita ë parë. Rama ka thënë që nuk do ketë ndryshim të datës së zgjedhjeve, por sot e propozoi një tjetër datë. Tha nuk ka qeveri teknike, por propozoi një gjysmë qeveri teknike”, u shpreh Blushi.

Share: