Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Ballkani eshte nje Gadishull i vogel i turbulencave te medha. Shume prane Evropes dhe fare pak i kuptuar i dhe mbeshtetur prej saj.
Politika Ballkanike ne 1914 me nje plumb serb mbi nje princ Evropian shpertheu Luften e Pare Boterore. Asokohe askush nuk e kuptoi, por me vone te gjithe e paguan.
Ballkani i vogel nuk prodhon dot paqe per veten e vet, por mund te prodhoje luftra per gjithe boten. ‘Fuqia e barutit’ vazhdon te qendroje ne cdo cep te Ballkanit…
Nderkohe Ballkani eshte nje Gadishull pa ‘zjarrfikes’ brenda tij. Madje eshte nje zone ku zjarrit ne vend te ujit i hedhin benzine….
Ne kete Gadishull trazovac, zjarrevenesi me i madh eshte politika. Politika Ballkanike eshte nje hekur i skuqur qe qendron ne zjarr prej shekujsh…..
Ne Ballkan politika eshte fabrike ksenofobishe. Ksenofobite jane fabrika plumbash. Plumbat shkaktojne armiqesi, urrejtje dhe frike ndermjet popujve.
Nderkohe popujve te Ballkanit i mungon ajo qe i nevojitet me shume…diplomacia…
Nje plumb mund te vrase nje jete, ndersa mungesa e diplomacise mund te vrase mijera jete.
Tash njeqind vjet ne Ballkan vazhdojne te vlojne krizat politike brenda shteterore dhe ndershteterore.
Burimi i krizave politike ne Ballkan prej me shume se nje shekulli eshte mungesa serioze e kultures se bisedimeve, dialogut dhe nagociatave.
Kjo po ndodh sepse Ballkani prodhon me shume diplomate politike dhe me pak politikane diplomatike.
Kjo asimetri ndikon qe Ballkani te jete edhe gadishulli i vogel i shkeljeve te medha te se drejtes nderkombetare.
Ne Ballkan marreveshjet nderkombetare shkelen sapo arrihen. Firmat e hedhura injorohen akoma pa u thare boja. E drejta nderkombetare eshte nje tapet i kuq i bere per tu shkelur.
Evropa dhe ShBA lypet te depertojne me thelle ne Ballkan, ta kuptojne me mire politiken e tij dhe te mbeshtesin me shume perpjekjet per te lene pas historine tragjike, te dhunshme dhe te varfer.
Nderkohe gjeopolitika tradicionale Euroaziatike perreth Ballkanit eshte nje nene e keqe qe tenton te haje pjellen e vet. Larg saj vertiten hezitante ShBA dhe BE!
ShBA dhe BE, mos e lini Ballkanin sot ne duart e djajve historike zjarrvenes Euroaziatike sepse neser mund te digjeni edhe vete brenda! Ate qe e keni provuar ne te kaluaren mos e lejoni te perseritet ne te ardhmen!