Home KRYESORE Çfarë ndodhi që prishi takimin Rama-Basha dje?

Çfarë ndodhi që prishi takimin Rama-Basha dje?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në studion e emisionit “Opinion” se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama për të parashtruar kushtet për zgjidhjen e krizës.

Por Basha shtoi se opozita kërkon të shkojë në një takim të parapërgatitur, sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë.

Kreu demokrat tregoi se kontakti mes dy stafeve për të përgatitur një tryezë bisedimesh me kryeministrin Rama në funksion të zgjidhjes së krizës është realizuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Ai deklaroi se nuk ka ndërmjetës ndërkombëtar dhe as shqiptar për takimin, por janë thejsht dy stafet respektive duke qartesuar qe:

“Rama refuzon të mandatojë një person për të përgatitur takimin. Ka pasur një kontakt mes stafeve një ditë më parë dhe është rënë dakord për të caktuar detajet e takimit. Sot në mëngjes Rama nuk caktoi një person për të negociuar këtë takim” – duke e lënë gjithçka pezull.

Share: