Home KRYESORE Meta vs Rama: Bëj koalicion me Ramën, vetëm nëse…

Meta vs Rama: Bëj koalicion me Ramën, vetëm nëse…

Ilir Meta ka ripërsëritur qëndrimin e LSI-së për koalicion me PS-në, koalicion që sipas tij mund të bëhet vetëm nëse Edi Rama angazhohet për të zgjidhur krizën politike. I pyetur nëse do të hyjë në zgjedhje me PS-në, Meta ka dhënë këtë përgjigje:

“Si do që të hyjë LSI-ja, në cdo rast ata që votojnë për LSI-në votojnë për LSI-në. Ne e kemi bërë të qartë angazhimin tonë për të vazhduar me PS-në nëse e dëshiron këtë gjë. Por e kemi bërë të qartë që kjo varet nga angazhimi i lidershipit të PS-së për të zgjidhur krizën. Midis farsës ne zgjedhim vetëm zgjedhjet e lira, midis kaosit zgjedhim vetëm stabilitetin e vendit. Nuk e përjashtoj mundësinë të vazhdojmë në këtë koalicion nëse zgjidhjet kjo situatë”, u shpreh Meta.

Ndërkohë ai nuk ka pranuar të komentojë aludimet në media se është përgjuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Share: