Home KRYESORE CNN: ISIS po eksperimenton bomba që kalojnë kontrollet e sigurisë

CNN: ISIS po eksperimenton bomba që kalojnë kontrollet e sigurisë

ISIS dhe organizata të tjera terroriste, janë duke eksperimentuar lëndë të reja shpërthyese që mund të fshihen në aparatet elektronike, si telefona dhe tablet dhe që janë në gjendje të kalojnë pa u vënë re nga sistemet e sigurisë të përdorura në aeroporte.

Për këtë janë të bindur FBI dhe 007 amerikane, sipas asaj që raporton CNN, duke cituar burime investigative. Eksperimenti nga ana e terroristëve, ka ndodhur falë aparaturave të sofistikuara për sigurinë të vjedhura në terminale të ndryshme.

Sipas inteligjencës amerikane, terroristët, kanë në zotërim aparatura të sofistikuara për sigurinë në aeroporte për të verifikuar si të fshehin në mënyrë efikase eksplozivë në kompjuter portabël dhe pajisje të tjera elektronike.

Informacionet e mbledhura në muajt e fundit pikërisht nga agjencitë e inteligjencës – kujton CNN – kanë luajtur një rol domethënës në vendimin e administratës Trump për të mos lejuar pasagjerët që udhëtojnë në dhjetë aeroporte nga tetë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës për të transportuar laptop dhe pajisje të tjera të mëdha elektronike në bordin e avionëve.

Share: