Home KRYESORE Lugina e Preshevës dhe zgjedhjet presidencale të Serbisë

Lugina e Preshevës dhe zgjedhjet presidencale të Serbisë

Nga Skender Jashari*

Luginën e  Preshevës edhe  zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të  2 prill 2017, do e gjejnë  siç i gjetën edhe  më të më hershmet. Jehona e këtyre  zgjedhjeve  nuk i shushuriti aspak Luginasit, kjo për do duhej të ngjante  edhe  në të gjitha  zgjedhjet tjera si ato parlamentare dhe  lokale, në  këtë  shtet  që edhe  sot, administron  këtë  rajon( Luginën) si koloni! Kjo më shumë për faktin që politikanët e Luginës, nuk kishin interese personale, e jo  që nuk ishin në  Interes të  Luginës-Interes  të cilin  shumë  rrallë  mund ta   respektojnë!

Shumica e kandidatëve  për president të Serbisë, ende  si  primare  mbajnë kartën  nacionaliste, e cila drejtohet  më së shumti kundër Interesit Kombtar Shqiptar,   veçmas  kundër Luginës së Preshevës! Por që udhëheqësit  politik të  Shqiptarve të Luginës së Preshevës,  heshtin, siç  një heshtje të tillë  bëjnë  edhe  shumë vende  të  rajonit e më gjerë!

Lugina  e Preshevës, jo vetëm  që  duhet   injoruar, bojkotuar  çdonjërën  nga  zgjedhjet   nën Serbi, por për më shumë aktivisht do duhej  kundërshtuar! Deri më tash  siç e  kemi pa,  që disa  parti  politike  “Shqiptare” në Luginë të Preshevës,  marrin pjesë  në zgjedhjet  parlamentare  të Serbisë,  derisa  në  zgjedhjet  lokale të Serbisë, marrin pjesë të  gjitha partitë  politike!

Asnjëra nga  këto nuk është  në Interes Kombtar  të Shqiptarve të Luginës së Preshevës.

Derisa Republika e Kosovës,  që në vitet   e  90-ta, kishte   funksionalizu  sistemin paralel të institucioneve shtetërore, ne  në  Luginë të Preshevës, aspirojmë  avansimin  e të drejtave  tona Kombtare, përbrenda një shteti okupues!- Absurde!

Duke mos harru, që çdo pranim, në  heshtje  a me veprime i  një pjese a i tërsisë së saj, të një   okupuesi  mbi Atdheun tonë,  e ka  një  emër- Tradhëti!

Deri më sot,  jetuam  pa Serbinë, edhe sot  jetojmë pa të, për më shumë u  shfarosëm deri në  akte  gjenocidi, spastrimi etnik, krime lufte!- përjashto disa qytetarë  që  janë  poltron  pushtetesh!

Serbia këmbëngul  që zgjedhjet  e tilla të  bëhen  edhe  në territorin e një shteti tjetër- të Republikës së Kosovës, duke e  ditur që  numër më të  madh të  serbëve  ka edhe në  disa  shtete tjera!

Derisa  Shqiptarët  e Luginës së Preshevës, është  jonormale të   mendohet  e jo më të kërkojnë  që  të jenë  pjesëmarrës të  zgjedhjeve  të  Shtetit  Amë( Republikës së Shqipërisë), por  madje  edhe  heshtin edhe për të  drejta  të tjera edhe  më  elementare! Lugina, me çdo kusht, çmim pa asnjë  lëshim, duhet  të   kërkojmë  bindshëm  që të  mbahen  Zgjedhjet  e Shtetit Amë edhe  në këtë  territor!

Shumica e kandidatëve  për president të  Serbisë,  ende luajn  kartën  nacionaliste  serbomadhe, kartë  me të  cilën erdhi në pushtet edhe  Millosheviqi dhe  shkaktoi  gjakderdhjen  masive  në  tërë Gadishullin Ilirik-Ballkanik! Të lejuarit  e ardhjes  në pushtet, me  ide e programe  nacionaliste,  jo vetëm që  do jenë  i dëmshëm  për vetë “shtetin” duke fillu  Golgotën e Persekutimit të  Kombeve tjera  nënpushtim, por  më së shumti  do ndikoj dëmshëm  në  rajon- siç edhe  ndodhi në  historinë  e afërt!

Shqiptarët  e Luginës, Hungarezët e Vojvodinës, Bullgarët,  Rumunët, Kroatët, Boshnjakët, muslimanët si etnitete territoret e tyre të pushtuar nga  Serbia, si dhe pakicat kombëtare si: hebrenjët, gjermanët, malazezët, etj sot janë duke  heshtur, kur  janë  dëshmitarë që sërish  dëshiron një  “Millosheviq i ri” të ngritet, e që  s’ka  dyshim që  do   mund të shkaktohet një periudhë e re e njejtë si Luftrat në ish-Jugosllavi!  Një “Millosheviq i ri” pos që   do pësojnë  disa mijëra viktima, sidomos  brenda  Serbisë( kryesisht  të kombeve tjera), rezultati final do jenë në dobi të Lirisë, duke  e kthy  në  Pashallëk të Beogradit, prej nga  do vinte  Paqja e Qëndrueshme  e Ballkanit.

Aspirata ime  është bërja e  Paqes së Qëndrueshme  në Ballkan, andaj Liria e të robëruarve asnjëherë, asku  robëruesi nuk ka  leju që të vijë përmes  rrugës paqësore-dialogut!

Mos të mashtrohet  askush, Paqe në Serbi e më  së shumti  Paqe me robëruesin  nga të  robëruarit nën  Serbi,  as në  ëndërr nuk mund të ketë! Nacionalistët  shovenist serb, e kanë  dëshmu tashmë historikisht!

Unë shpresoj, punoj, angazhohem, luftoj për Paqen  e Qëndrueshme  në rajon!

*Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Share: