Home KRYESORE Darkë mes Ramës dhe Metës ka ndrruar veç menune kulinare apo edhe...

Darkë mes Ramës dhe Metës ka ndrruar veç menune kulinare apo edhe politike?!

Një darkë është shtruar mbreme, por pa ngjala. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë zgjedhur të darkojnë me njëri-tjetrin në një restorant në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Bashkë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, në darkën tek Pazari i Ri ishte ne vend te Saimir Tahirit, edhe Erion Veliaj dhe Petrit Vasili me Meten. Në takim pritej të merrej një vendim për zgjedhjet në Kavajë, për koalicionin në 18 qershor, apo shtyrjen e zgjedhjeve dhe si…

Sipas burimesh, çudia është se në restorant peshku ku kanë shkuar ata kanë preferuar të hanë të pjekur një kec stine, ndersa dje gjatë ditës së djeshme, por edhe më herët në mënyrë të përsëritur, ka pasur deklarata të forta që nxjerrin në pah një përplasje brenda koalicionit të majtë mes dy forcave kryesore PS dhe LSI.

Por duket se nuk ka kohë më për sulme sepse po vjen data 18 prill dhe në KQZ duhet të regjistrohen Koalicionet. Me pas nuk ka më darka. Ndaj dje darka ishte pa ngjala si dikur para katër viteve. Thuhet se për darkë kanë një kec tropoje, pasi është shumë i shijshëm në kohë krizash. Akoma nuk jane te qarta vendimet e marre ne nje darke te tille pa ngjala…!

Share: