Home I pakategorizuar Dhëndri i Berishës denoncon provokimin në protestë: Ç’bëri ersekari me kapele

Dhëndri i Berishës denoncon provokimin në protestë: Ç’bëri ersekari me kapele

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, njëherësh dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, pjesë e protestës së sotme të PD-së ka denoncuar në rrjetin social FB se protestuesit janë provokuar.

Ai shkruan për një person që e etiketon si “ersekar me kapele”. “Provokoi ca protestues por i qetësuam se jemi për protestë paqesore dhe shmangim provokimet e kota me ruajtësit e trafiqeve”, – shkruan Malltezi në “Facebook”.

Postimi

Ne proteste. Nje ersekar me kapele na erdhi per te komunikuar qe do nise ceshtje penale se mitingu eshte i paligjshem se nuk ka leje. I kerkuam me shume sjellje qe te shohe ligjin dhe te gjeje ku ka tagrin ligjor per leje per proteste. Provokoi ca protestues por i qetesuam se jemi per proteste paqesore dhe shmangim provokinet e kota me ruajtesit e trafiqeve.

malltezi

Share: