Home KRYESORE Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, policia arreston 8 huliganë

Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, policia arreston 8 huliganë

Policia e Maqedonisë ka arrestuar tetë persona si të dyshuarit kryesorë për dhunën ndaj deputetëve të Parlamentit, ndërsa po punohet për indetifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë pjesmarrës në sulm.

Zëvendës ministri Jordan Lamanovski, tha se është siguruar video- material për identifikimin dhe zbulimin e autorëve të mundshëm.

Lamanovski ka njoftuar se me shtabin operativ pranë MPB-së tashmë udhëheq ministri Agim Nuhiu në vend të drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, i cili deri më tani ishte udhëheqës i shtabit.

“Kemi shifër të përgjithshme prej 83 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe atë 25 nëpunës të uniformuar policor që kanë qenë të angazhuar me punë, 54 civilë, tre deputetë dhe një gazetar.

Tre me lëndime më të rënda janë mbajtur në KARIL, njëri në neurokirurgji dhe njëri me lëndime më të lehta në repartin e plastikës.

Në spitalin “8 Shtator” po trajtohen gjashtë policë të cilët kanë marrë lëndime më të lehta dhe një gazetar“, tha Lamanovski.

Share: