Home KRYESORE Ervin Dalipaj, i vrarë sot dhe i dyshuar për vrasjen e Gazmend...

Ervin Dalipaj, i vrarë sot dhe i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut

Ervin Dalipaj, 37 vjeç, banues në Tiranë me profesion ka qenw ish-oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe ish-shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai wshtw përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojrat e fatit”. Në 29 janar të 2016-ës ai shpallet në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për rrëmimin dhe vrasjen e Çollakut.

Ish-efektivi i policisë Ervin Dalipaj ka qenë i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të këtij vitit të shkuar në Durrës. Ai është akuzuar për rrëmbim personi dhe tortura fizike me shkaktim vdekjen, si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”. Dalipaj rrëmbimin e Çollakut e ka kryer në bashkëpunim me Denis Shtraza. Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga policia, por më pas janë lënë të lirë. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe i arrestoi ata. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, i cili u vra ditën e sotme, Ervin Dalipaj nuk ishte gjetur ende.

Ndërsa në një intervistë për mediat, Ervin Dalipaj theksonte se nuk kishte asnjë njohje me Gazmend Çollakun dhe vrasjen e tij e kishte mësuar nga mediat. “Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen, kur isha në një lokal të një ish-oficeri, ish- koleg. Gjatë gjithë ditës kam qenë në Tiranë me të afërmit e mi, me familjen, është e verifikueshme me telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe dhe me qelizat e telefonit”, u shpreh Dalipaj.

Gjithashtu Ervin Dalipaj ishte personi që i vuri prangat babait të ministrit Saimir Tahiri në vitin 2013, nën akuzën e kontrabandës së medikamenteve. Në atë kohë, Ervin Dalipaj ishte shef i Sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe në atë kohë drejtonte hetimet ndaj babait të Saimir Tahirit, duke çuar në arrestimin e tij. /Lapsi.al

Share: