Home KRYESORE Flet “tutorja” e orgjive me prostituta në Tiranë

Flet “tutorja” e orgjive me prostituta në Tiranë

Marie Thanas, 26-vjeçarja nga Korça e akuzuar si tutorja e një grupi vajzash në kryeqytet, të cilave iu siguronte klientë, kryesisht biznesmenë italianë që menaxhonin Call Centera-at në Tiranë deklaron se nuk është në burg dhe tregon të vërtetën në lidhje me këto akuza.

Emri i saj u përfol pas finalizimit të operacionit “Free Time”, ku policia kapi në flagrancë një 26-vjeçare me tre klientë njëherësh, ndërsa fill pas saj u identifikuan edhe 5 vajza të tjera që ushtronin prostitucion në kryeqytet, të gjitha studente. Grupi organizohej nga Marie Thanas, siç konfirmuan vetë studentet.

Por ndërsa të gjithë e dinin të arrestuar, ditën e sotme Marie Thanas ka kontaktuar pranë JOQ, duke deklaruar se është e lirë dhe se ka shkuar në komisariat atë ditë vetëm për të bërë një verifikim.

“Unë kam dalë nga komisariati që prej ditës që u bë ngjarja, thjesht nuk kam reaguar për çështje hetimore. Sa për informacion, ta dini unë kam marrë pafajësinë, jam jashtë dhe s’kam asgjë. Të gjitha lajmet që qarkullojnë lart e poshtë janë k**lliqe sepse unë e kam marrë pafajësinë. Unë isha arrestuar për 1 telefonatë që është kryer nga telefoni im dhe jo për atë që thuhet. Po jam e lirë dhe nuk kam asnjë pjesë të fajit.”

Pas komunikimit të saj pranë redaksisë, JOQ menjëherë kontaktoi me policinë e Tiranës për të konfirmuar ose jo lirinë e shprehur nga Marie. Policia tha për JOQ se Marie është e nën arrest shtëpie me vendim gjykate edhe pse pak ditë më parë u arrestua si organizatorja e grupit të prostitucionit në orgji me 5 studente dhe biznesmenë italianë./lapsi.al

Share: