Dashi
Duket se dita e sotme (duke pasur parasysh pozicionin e Marsit që duket inaktiv) do jetë e qetë dhe pa shumë impenjime. Megjithatë, nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni me dikë.
Demi
Ndonëse Marsi sikur e ka zbutur agresivitetin e tij në shenjë, do të vazhdoni edhe sot si për inerci të jeni të rrëmbyer, prandaj ju këshillohet të mateni mirë para se të merrni vendime. Mirë erosi.
Binjakët
Pozicioni aktual i yjeve është i favorshëm, sidomos me Merkurin tepër pozitiv që ju mbështet veçanërisht në aspektin ekonomike financiar. Është momenti që t’i kushtoni rëndësi investimit.
Gaforrja
Urani rikthehet pas një periudhe pauze në shenjën tuaj, duke ju bërë shumë të vëmendshëm e reflektivë. Është një periudhë qetësie në të cilën duhet të përfitoni për të bërë bilancet.
Luani
Edhe të lindurit e kësaj shenje, duke qenë nën egidën e një Marsi aktiv, pritet të jenë disi të irritueshëm e hera-herës mund të jenë shpërthyes. Mundohuni të mos i mbanin të fshehta brengat tuaja.
Virgjëresha
Falë një pozicioni të favorshëm të yjeve, dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e qetë. Megjithatë, duhet të tregoheni më të hapur ndaj dikujt që ju fton të rishihni raportet me të.
Peshorja
Duket se yjet pro dhe kundër jush janë në ekuilibër të plotë, e kjo ndoshta mund t’jua lehtësojë punën për të mbajtur edhe ju ekuilibër në raportet me të tjerët. Interesant erosi.
Akrepi
Sot priten ndryshime të papritura (efekti i lëvizjeve planetare), prandaj nuk duhet të ziheni në befasi nga situatat që mund të krijohen. Një njohje e re mund të sjellë ndryshime të mëdha.
Shigjetari
Do të jeni shumë të zellshëm sot, ndonëse nuk është një ditë pune, duart do t’ju hanë për punë. Ajo që ju mundo ju është ana ekonomike jo edhe aq e favorshme. Mirë erosi.
Bricjapi
Nuk do t’ju mungojë as krijueshmëria (falë Mërkurit në shenjë), e as vullneti (falë Marsit e Afërditës), por duhet të dini nga t’i orientoni ato. Ndoshta jeni paksa konfuzë në zgjedhjet.
Ujori
Ndonëse nuk është një periudhë edhe aq e favorshme për ju, do të keni mundësinë që përsëri të shfaqni aftësitë tuaja organizative. Do të jetë më mirë të mendoheni një çast, para se të thoni diçka.
Peshqit
Edhe sot do të vazhdojë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje dhe shumë prej tyre mund të shënojnë një arritje që më parë as nuk e imagjinonin dot. Më këmbëngulës me partnerin.