Home KRYESORE Ish- deputeti reagon ndaj Berishës, Ndoka: Kriza politike është kthyer në krizë...

Ish- deputeti reagon ndaj Berishës, Ndoka: Kriza politike është kthyer në krizë mendore

Ish- deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka reagoi pas akuzave të Sali Berishës se ka fshehur në një magazinë në Lezhë 400 kg drogë. Ndoka shkruan se tashmë Berisha ka kaluar në një krizë mendore. “Sali, kriza politike e jotja të është kthyer në krizë mendore.

E nuk je sëmurë vetëm ti, teksa po lëngon në shtratin e vdekjes politike, por edhe “Erla” jote dixhitale. Përgëzime për fantazinë e shfrenuar ne ngarkimin tim. Ti je mësuar të fabrikosh. Kam vetëm një sugjerim për ty: teksa rënkon në shtratin e vdekjes politike, dhe po merr me vete edhe Lul mashtruesin, fabrikimet e radhës dërgoi në prokurori. Le të hetojnë ata. Trafikantët më me eksperiencë i ke në familjen dhe ne gjirin tënd! Ke Lulin mjeshter te kontrollit per trafikun nderkombetar te droges!”, shkruan Ndoka.

Share: