Home KRYESORE Ja cfare me irriton jashte mase ne diskutimet e Ismail Kadarese

Ja cfare me irriton jashte mase ne diskutimet e Ismail Kadarese

Nga Ervin Qafmolla

Cfare me irriton jashte mase ne diskutimet e Ismail Kadarese nuk eshte as disidenca e tij transvestite e as opinionet e tij universale mbi gjithcka qe ekziston (kete te dyten po ia le lajthitjeve te moshes). Te sqarohem, Ismailin e cmoj si shkrimtar. Edhe pse eshte larg te qenit i preferuari im, te pakten kater libra te tij me kane pelqyer vertet, dy prej te cileve me shume se shumica e librave qe kam lexuar.

Por, gjakimi i tij per te yshtur nje ‘lufte’ artificiale mes vlerave te Perendimit dhe Lindjes, pervecse eshte pa merita, i ben jehone dogmave ekstremiste si dhe eshte thelbesisht raciste. Kadareja i meshon te ashtuquajturave “vlera perendimore”, duke demonizuar ne cdo rast, gjithcka qe eshte apo qe atij i duket lindore. Cfare kuptimi ka kjo? Mbi cfare mbeshtetet kjo epersi e supozuar?

Te gjitha religjionet e medha, perfshi te preferuarin e tij, vijne nga Lindja: Judaizmi, Krishterimi, Islami, Hinduzimi, Budizmi e keshtu me radhe. Krishti ishte nga Lindja e Mesme dhe kishat me te vjetra ne bote gjenden po aty, jo ne Rome. Melodia me e vjeter ne bote, rreth 1400 vjet BC, eshte nje himn instrumental nga Siria. Kushtetuat dhe ligjet e para te shkruara jane te gjitha ne Lindje. Gjuhet me te vjetra te shkruara jane, po ashtu, ato lindore. Ne nivel qyteterimesh te mevetshme, me mire te mos flasim per Egjiptin apo Kinen.

Kultura dhe filozofia? Greqia, e cila mban me krenari faren e qyteterimit perendimor (klasiket greke u perkthyen ne mase te konsiderueshme nga myslimanet per t’u shperndare me pas ne Europe), ndodhet 2 ore me veture nga Azia dhe shume ore nga pjesa perendimore e Europes. Ciles epoke dhe cilit ndikim do ia leme me kaq krenari ngjizjen e vlerave perendimore? Antikitetit joperendimor? Mesjetes brutale ne Perendim dhe te ndricuar ne Lindje? Rilindjes Europiane te furnizuar nga myslimanet, bizantinet dhe lindoret e tjere? Apo periudhes se iluminizmit, e cila pavaresisht nga triumfi i hatashem i arsyes ne nivel akademik, u shenua edhe nga mizorite e pamata te kolonializmit dhe shfarosjes se popujve e qyteterimeve te tera?

Do krenohemi me revolucionin industrial, i cili ne thelb ishte teknologjik dhe sistemik? Sa per te dhene nje shembull, koncepti i ndarjes se punes eshte dokumentuar qe 3000-5000 vjet BC, nga sumeret. Elemente te tjere te ketij zhvillimi do t’i gjejme te shperndara ne kohe e kultura te ndryshme, perfshi ato me karakter teknologjik.

Por, historia moderne eshte me e rendesishme se ajo e para shume apo disa shekujsh – mund te arsyetoje dikush – jo pa te drejte. Duke spekuluar se ku fillon e perfundon modernja, atehere le te flasim per llahtarin e dy lufterave boterore, apo per racizimin (si ai i Kadarese) qe gelon edhe sot nga sallonet te klasa punetore perendimore. Le te flasim per intolerancen ende te gjalle dhe kriptofashistet qe fitojne referendume dhe votohen mire ne zgjedhje popullore.

Pastaj, urrejtja e tij per Islamin dhe myslimanet eshte nje kambane e krisur percarjeje dhe pa asnje merite kontekstuale dhe historike. Do te ishte mire qe Kadareja dhe ithtaret e tij injorante ta dinin qe Karta e Medines e sanksionuar nga Profeti Muhamed eshte nder dokumentet e para te historise se shkruar qe mundesonte bashkejetesen e popujve, besimeve dhe kulturave te ndryshme, perfshi jobesimtaret. Antishamet e tij per te krishteret perfaqesojne nder format e para te diskriminimit pozitiv (teper bujar). Fakti qe kishat me te lashta ne bote, me dhjetera sosh, ende gjenden ne vende me shumice myslimane i duhet atribuuar kesaj tolerance dhe mirekuptimi.

Ku qendron pra, epersia (joburimore), pervecse te aftesia e Perendimit per te perqafuar me zellin e nje mendjeje te hapur me te miren e asaj qe ekziston, e cila nuk i perket ekzkluzivisht nje kontinenti apo kulture? Nese ka dicka per t’u krenuar me te dhe per ta vleresuar, i ashtuquajturi “Qyteterim Perendimor” duhet te shquhet pikerisht per orvatjen e pandalshme ne perthithjen e me se mires, e cila nuk eshte ajo e Kadarese, dhe si rrjedhoje nuk pershtatet me optiken e tij.

E kam pra, te veshtire mos ta shoh Kadarene si nje personazh romani, ne rolin e nje zedhenesi te zellshem te kryqezatave, apo te kolonialisteve perendimore, apo edhe ne petkun e nje apologjisti te ISIS-it po te ishte nevoja – kurdohere ne nje nivel artistik. Ne jeten reale ai eshte ky qe eshte: nje shkrimtar i mire, por njekohesisht hipokrit dhe genjeshtar.

Share: