Home KRYESORE Koçijançiç: Debati politik në kuvend, BE do t’i ndjekë nga afër zgjedhjet

Koçijançiç: Debati politik në kuvend, BE do t’i ndjekë nga afër zgjedhjet

Bashkimi Europian përforcon zërat kundër bojkotit të institucioneve nga opozita. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç u shpreh se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

Ajo tha se debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend, ndërsa vuri theksin edhe te përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve parlamentare.

“Debati politik duhet te futet në Parlament. Ne do ndjekim nga afer zhvillimet ne Shqiperi. Per ne është e rendesishme që çdo gjë të jetë e mirëpërgatitur për zgjedhjet”, u shpreh Koçijançiç.

Pyetje: Sot është dita e fundit e regjistrimit të partrive ndërsa opozita kërcënon se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe kërkon qeveri teknike, cila është propozimi juaj për opozitën?

Zëdhënësja e KE, Maja Konçijaçiç: Ne shprehim keqardhjen sepse ne besojmë se debati poltik duhet të behet në parlament dhe jo jashtë dhe ne presim se dialogu e bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës, janë të rëndësishëm për ambiciet e vendit për t’iu bashkuar BE, si dhe përgatitjet për zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm në këtë zhvillim dhe do të ndjekim zhvillimet nga afër. Ju thatë se afati i fundit për regjistrimin është sot dhe kjo është e rëndësishme sepse ne presim zgjedhje të lira këtë vit.

Share: