Home KRYESORE Kriza në bulevard apo bulevardi në krize?

Kriza në bulevard apo bulevardi në krize?

Nga Ilir Demalia

A i shikoni këto? Janë pikërisht këta dhe taboret pas tyre që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje për 25 vjet. Dhe kanë bërë shumë mirë. Pse do pyes dikush? Sepse sot këta na flasin për zgjidhjen e krizës kur këta janë vetë aktorët dhe faktorët e krizës. Na flasin për ndërtimin e shtetit të së drejtës kur këta kanë ngritur shtet-mafien e krimit. Na flasin për republikë të re, kur këta janë pjesa më e vjetër se vetë vjetërsia e krimit dhe hajnise për këto 25 vjet.

Dhe kulmi arrin, kur flasin se duhet të dalim nga kjo krizë për të Shqipërise , për hirë të popullit për dashurinë kombëtare!

Populli i shikon në dritë të syrit “shpëtimtarët” për t’u shtypur përsëri.

Kriza në bulevard apo bulevardi në krizë nuk është krizë politike. Kjo është një luftë bandash, hadjdutësh, cubash, kriminelësh, ku luftën për grabitje të kufomës kombëtare e quajnë luftë politike. Nuk ka kurrëfarë politike në atë bulevard qensh të tërbuar, por vetëm luftë për të marrë pushtetin për rrënimin e shtetit dhe në cofje të kombit, gjë të cilën e tregon vetë fakti që njerëzit dita- ditës si të vetmin shpëtim shikojnë largimin nga vendi.

Kjo krizë është thellë-thellë një krizë paaftësie shtet-formuese që fillon nga 1912 në vazhdim për një shtet të së drejtës, me demokraci funksionale me një sistem vlerash dhe kapacitete drejtuese për ndërtimin e piramidës së shtetit.

Kjo krizë është thellë-thellë psigjike si kulturë e funksionimit të shoqërisë sonë nëpërmjet tribuve dhe jo një shoqërie funksionale civilizuese. Kjo spjegon dhe psigjikën e dëmtuar që çfaqet nëpërmjet deliritantizmit-skicofrenik, mithomanisë, ndërtimit të një njeriu jashtë realitetit dhe vlerave, ku kemi vetëm të “mëdhenj” të “mirënjohur” “atdhetar” e ku ta di unë….

E gjithë kjo lukuni është sot në bulevardin e krizës apo krizën e bulevardit.

Ja si i përkufizonte Fishta në vargjet e tij këtë soj!

Ju rrugaça e shakllabana
Rriqna t’ndyet e mikroba të këqij
Që të mjerës moj Shqypni
Kthellë i keni hy në mushkni
Edhe gjakun tuj ja pi
Jo me hinka por me sahana.
Por der kur,
Bre, ju coftina kalb mbi dhe
Do na qelbni fis e atdhe?

Share: