Protestat e djeshme qe pasuan me nje situate dramatike në Maqedoni shperthyen dhe paten si shkak themelor votimin nga shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare, Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi ku u zgjodh. Ai u evakuua mbreme ne masat te forta sigurie nga ndertesa e parlamentit te Maqedonise.
Ai u zgjodh kryeparlamentar i Maqedonisë në një seancë tejet të tensionuar, pasi partia e Gruevskit VMRO-DMPNE kundërshtoi ashpër këtë votim dhe nuk lironte karrigen e kreut të Kuvendit. Protestuesit dhe mbështetësit e Gruevskit kanë hyrë brenda Parlamentit duke perdorur dhune mbi deputetet e LSDM’se dhe shqiptare.