Home KRYESORE Lapsi.al: A ka një plan sekret Berisha-Meta?

Lapsi.al: A ka një plan sekret Berisha-Meta?

Kur i sheh nga larg, duket sikur Berisha dhe Ilir Meta janë të kordinuar në veprimet e tyre kryesore gjatë këtij 4 vjeçari. Dhe për këtë, përpos legjendave që nuk mungojnë, përpor thashethemeve se një botues pranë se djathtës shërben si korrier midis tyre, e vërtetojnë disa përkime të çuditshme: sa herë ndihen të rrezikuar dhe krerët e koalicionit të vjetër qeverisës, veprojnë krejtësisht të sinkronizuar.

Rasti i parë kur u vu re një dukuri e tillë ishte periudha e aferës DIA -CEZ. Kjo fabul e provokuar nga Rama, përmes ministrit të tij të energjitikës dhe avokatëve të huaj të qeverisë, rezikonte nga njëra anë Ilir Metën për lidhjet e tij me Kastriot Ismailin dhe nga ana tjetër Berishën, për aferat e të birit, Shkëlzenit. Të dy dhe Berisha dhe Meta dolën të bëratsin fort publikisht se kërkonin hetim ndërkombëtar për CEZ-in. Ishte koha kur Ilir meta anatemionte fort Lulzim bashën për bashkëpunim me Ramën dhe lëshonte sinjale nga Skarpari se ai ishte malësor dhe merrej vesh me një malsor tjetër burrë të besës. Në fakt kështu ndodhi. Edhe Meta dhe Berisha organizuan grupet e tyre parlamentare që ta rrëzonin në parlament hetimin që kishin kërkuar vetë. Ata bënë të mungojnë në sallë aq deputetë sa çështja e CEZ të varrosej.

Përkimi i dytë që ka të bëjë përsëri me frikën e përzierjes të të huajve në punët e hetimeve shqiptare është reforma në drejtësi. Edhe aty Berisha dhe meta kanë lëvizur si dy akrepa të një ore zvicerane. Meta deklaroi që në fillim se ai nuk do të votonte një reform pa PD-në. Dhe në fund ia arriti. Rrezultati i asaj që ndodhi ishte një rrol më minimal i të huajve në process dhe një shtyrje e tejzgjatur i afateve të zbatimit të reformës që ende edhe sot nuk ka startuar.

“Rastësia” e tretë është çadra e opozitës e cila për shumë vëzhgues politikë duket sikur ka lëvizur në sintoni të plotë me vendimet që merreshi në zyrën e kuvendit sipër saj. Meta fillimisht nxorri ministrat e tij për të sulmuar policinë se po përgatiste vjedhjen e zgjedhjeve dhe se nuk kontrollonte dot paratë e kanabisit që do të blenin vota. Me një fajlë ai, si anëtar i koalicionit në pushtet, i dha të drejtë të gjitha akuzave të PD-së. Ky veprim i kordinuar bëri që rama mos e shpëtonte dot më kokën e ushtarit Tahiri.

Por, menjëherë sapo Rama shkarkoi 4 ministra, në vend të kënaqej me këtë opozita tha se kjo qe e pamjaftueshme dhe kërkoi kokën e kryeministrit. Po në të njëtën ditë edhe Meta e vazhdoi këtë fabul. Dy anëtarë të kabinetit, Gjosha dhe Panariti sfiduan Ramën duke shpallur se ata kërkonin Metën kryeministër.

Loja nuk mbaroi këtu. Ditët e fundit Meta vulosi edhe ata që kishin shprehur më parë mbështetësit e tij se LSI nuk do të shkojë në votimet e 18 qershorit pa PD. Ai nuk u mjaftua me kaq, foli për një qeveri besimi, prat ë ndryshme nga kabineti aktual i Ramës dhe duke treguar se është i gatshëm të tërhiqet nga të gjitha postet vuri gishtin mbi shefin aktual të qeverisë si një njeri që për hir të kolltukut të vet, është i gatshëm ti hedhë benxinë, zjarrit të një vendi që është gati të marrë flakë.

Po t’i shikosh kështu të renditura të gjitha bashkë këto përkime janë ca si tepër për t’u konsideruar si rastësore. Ato të gjitha mund të jenë edhe përputhje interesash. Por ata që kanë dëshirë të besojne tek teoritë konspirative, flasin për një pakt sekret Meta – Berisha. Ata e lidhin me ditën e 1 prillit 2013 kur të dy liderët e koalicionit të vjetër u takuan me njëri – tjetrin në zyrën e kryeministrit. Përpos faktit se Meta i tha bashkëbiseduesit se ai do dilte nga koalicioni, nga ky takim nuk është marrë vesh azgjë më shumë. Mos vallë të gjitha ato që kanë rrjedhur më pas janë pjellë e paktit të kësaj dite? (lapsi.al)

Share: