Largimi i Edi Ramës nga karrigia e kryeministrit është minimumi që mund të kërkojë opozita, duke marrë parasysh kultivimin e mijëra ton kanabis në vendin tonë. Nga protesta përballë kryeministrisë, Lulzim Basha tha se do të ishte në të drejtën e opozitës të kërkonte arrestimin e Edi Ramës, si përgjegjësi kryesor për situatën.
Edhe Edi Rama gjate dhe pas 21 Janarit kish kerkuar arrestimin e Lulzim Bashes si ish minister i brendshem i asaj periudhe, por duket se te tilla dklarata jane thjesht politike dhe prokuroret nuk mund ti konsiderojne…
Ja fjala e Lulzim Bashesh:
“Të pranojmë ne të shkojmë në zgjedhje me kryeministrin që është komandanti i ushtrisë së drogës, me njeriun që futi kriminelët në institucione? Kurrë nuk do ta pranojmë. Oferta jonë për qeverinë teknike është ofertë e zemërgjerësisë tipikeopozitare , të opozitarëve të lirisë, sepse jemi në të drejtën tonë të kërkojmë jo vetëm largimin, por arrestimin dhe procedimin e kreut te kesaj masakre të këtij shkatërrimi që i është bërë vendit… Por s’kemi kërkuar ta përmbysim me revolucion, me zemërgjerësinë tonë kërkuam vetem të largohet si shenja minimale e përgjegjësisë per ku e ka sjellë vendin. Prandaj ta harrojë cdokush pavarësisht sa nga maja e cilës thanë flet, se ne do tërhiqemi pa largimin e Ramës nga karrigia kryeministrore, ky është kushti minimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha Basha, duke iu përgjigjur krahasimit që bëri eurodeputeti Knut Flenckestein mes situatës në Shqipëri dhe Maqedoni. Mijëra ton kanabis të kapur dhe të paazgjesuar, sipas Bashës e bëjnë situatën në Shqipëri 10 herë më keq se në vendin fqinj.