Home KRYESORE Martohuni me një Islandeze dhe ju paguan shteti një rrogë të majme...

Martohuni me një Islandeze dhe ju paguan shteti një rrogë të majme mujore pa punuar

Plakja është një problem serioz për disa nga shtetet perëndimore, përfshi këtu edhe Islandën.

Për këtë arsye qeveria islandeze ka ndërmarrë një nismë të veçantë për të rritur popullsinë e saj dhe për të ulur moshën mesatare.

Sipas vendimit të qeverisë së Islandës çdo shtetas i huaj i cili martohet me një islandeze, merr të ardhura mujore një shumë prej 1,800 dollarësh.

E habitshme por e vërtetë, kjo nismë është ndërmarrë për shkak se ishulli ka vetëm 320 mijë banorë dhe se shumica janë 40 vjeç, kështu që popullsia ka pësuar një rritje të konsiderueshme të moshës.

Duhet thënë se të tilla masa nuk janë të reja, pasi edhe qeveritë si ajo e Japonisë dhe Kanadasë kanë zbatuar programe të ngjashme për shkak të plakjes së popullsisë.

Share: