Në një dalje para Mediave në mesnatën e djeshme Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se edhe Partia Demokratike do të garojë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ne fjalen e tij u shqua edhe ironia politike…
“Ne nuk po e presim Partinë Demokratike, por po vazhdojmë në rrugën tonë. Jam i bindur se edhe ajo do t’i bashkohet kësaj gare” – tha Rama duke bërë një ofertë: “Jam i hapur për t’i thënë “PO” propozimit që bënë miqtë tanë ndërkombëtarë të Partisë Demokratike në të gjitha pikat. Përveç datës së zgjedhjeve që tani nuk e ndryshojmë dot mund të ulemi dhe të flasim për çdo temë” –tha kryeministri dhe njekohesisht kryetari i PS Edi Rama.