Pak orë pas darkës që zgjati plot 240 minuta, me peshk, mish edhe verë, kanë nisur aludimet e para për atë që mund të kenë arritur mbrëmë Edi Rama dhe Ilir Meta.
Ora News njofton sot se të dy bashkëkryetarët e koalicionit qeveritar kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të dalë së bashku në zgjedhjet e 18 Qershorit.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga palët, por burimet e këtij televizioni bëjnë me dije se pakti përfshin edhe zgjedhjen e Presidentit të ri.