Nga Era Cela
Ajo është një artiste jo vetëm tepër e kërkuar por edhe e kompletuar nga ana e zemrës, madje ne mësojmë se cifti është në pritje të një bebeje. E themi këtë të fundit pasi ajo ka në krah një bashkëshort shumë të mirë.
Kjo është këngëtarja Anjeza Ndoj, që ka kohë që mbiemrit të saj të vajzërië i është shtuar edhe një Gjonaj. Është hera e parë që ne jua prezantojmë bashkëshortin e artistes i cili quhet Gjegj Gjonaj. Por duke hulumtuar ne zbuluojmë se cifti është njohur para 7 viteve në një festival folklorik në Mal të Zi, dhe bashkëshorti i saj është shtetas amerikan, ndërsa është me origjinë nga Hoti i Malësisë së Madhe.
Janë një cift që mjafton të shohësh një foto sikur kanë lindur për njëri-tjetrin dhe mjaft i përkryer, e shpesh herë ai e shoqëron Anjezën në koncerte apo dasma kur ato nuk kanë qindra e mijëra kilometra, gjithashtu mësojmë se ata dasmën e kanë bërë në Tiranë në një atmosferë fantastike ashtu sic i ka hije një cifti në natën më të lumtur të jetës së tyre.
Megjithëse Anjeza është shumë e kërkuyar kudo ku ka shqiptarë, ata të dy kanë vendosur të jetojnë në Amerikë. Pak kohë më parë artistja solli një këngë të bukur me një klip shumë domethënës me titullin “Nana Shqipëri” që u prit shumë mirë, ndërsa kudo është super e angazhuar me mbrëmje e koncerte ndërsa më i freskëti është ai i fundjavës që vjen për festën e Pashkëve më 16 Prill, ku do të jetë përkrah artistit Sabri Fejzuallahu në Michigan.