Home KRYESORE Përse Idrizi i tha sot, “Jo!” Ramës dhe cfare roli ka Meta...

Përse Idrizi i tha sot, “Jo!” Ramës dhe cfare roli ka Meta ne kete situate?! Po AP?

Rama donte ta fuste në thes edhe Shpëtim Idrizin, në farsën e gatuar në mënyrë të njëanshme, të procesit të Vettingut, siic ka bere me te ne pergjithesi qe nga momenti i spostimit te partise se tij PDIU nga PD nga ku ka marre edhe votat, ne PS.

Me sa duke Rama ka kërkuar Pdiu, që të merrte ajo vendet e Opozitës në Komisionin e Vettingut dhe të neutralizonte krejtësisht rolin e Opozitës, por nje gje e tille padyshim qe do bente qe kjo parti ne zgjedhje te merrte zero vota. Askush nuk do ja falte kesaj partie qe ka arritur ne parlament me vota Pro Berishesh dhe anti Rames ta bente nje gje te tille.

Plani ka qene me sa duket me një “Opozitë” te rreme, PDIU, të zëvendësonte Opozitën që bojkoton zgjedhjet, duke nxjerrë në pozicion jashtë loje PD, gje kjo qe edhe vete ata qe e kane ideuar nuk do ta besonin, jo me Idrizi dhe mbeshtetesit e tij. Duket se kete radhe Shpetim idrizi i ruajti “Faqen” e tij dhe ka reaguar.

Në të vërtetë Pdiu, po kalon një fazë aspak të lehtë. Eshtë me një deputet më pak dhe ka një deputet në Peqin, që është më mik dhe më i lidhur me kryeministrin se vetë kryetari zyrtar i Pdiu.

“Duke e futur këtë parti interesante, të ndërtuar më mund nga Idrizi, jo vetëm në kriza identitare, por edhe të lidershipit, kryeministri duke mbajtur marrëdhënie të forta dhe speciale me Aqif Rakipin, ushtron presion mbi Idrizin, sipas parimit se “unë ta marr kalanë nga brenda”. – shkruan 360grade.al dhe duket se nuk gabon.

Qëndrimin i fundit Shpëtim Idrizit duket se kryeministri Edi Rama, e ndëshkoi, duke e përjashtuar nga Komisioni i Vettngut. Rama ish mesuar qe Shpetim idrizin ta perdorte ne qellim te pushtetin te tij duke i dhene vetme 1% sic thone vete ne PDIU dhe ata deri tani nuk kane reaguar.

tani duhet pritur edhe reagimi i LSI dhe Ilir Metes i cili padyshim nuk eshte jashte kesaj loje dhe sigurisht i eshte imponuar Edi rames kundrejt PDIU dhe Idrizit, te cilin dikur e kishte shume afer vetes. Nga ana tjeter duket se edhe partie tjeter Came, Aleanca Popullore e Artur Dojakes nuk duket se eshte jashte kesaj loje dhe e cila po punon fort me elektoratin çam.

Sigurisht kjo situate e vë njëkohësisht Idrizin, nën një trysni jo të vogël, në brendësi të partisë së themeluar nga ai dhe do na duhet te presim se cfare do te ndodhe brenda radheve te saj. Le te presim e te shohim.

Share: