Nga Lis Bukuroca
Shikova në youtube një debat nga Blendi Fevziu, ku bëhej fjalë për seksin. Rita Filipi ishte aty, iluminstja e parë në këtë fushë, një psikologe, eksperte, që njihte mirë mangësitë e burrave dhe disa të tjerë.
Gratë shqiptare tregojnë se burrat shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks. Njëri qenka kthyer nga Greqia paska vrarë gruan, pse ajo paska bërë seks më mirë se zakonisht.
Popujt ku dashuria dhe seksi quhen degjenerim, janë në këtë derexhe. Shqiptari akoma jeton në sytë e tjerëve. Ai nuk jeton jetën e vet sipas dëshirave të veta, por pret pajtimin dhe duartrokitjen nga rrethi. Kjo domethënë zhdukje idividualiteti dhe strehim në një tërësi kolektive, ku fshihet si kopje e mirë.
Të gjitha rendet, qoftë politike, qoftë teokratike, kanë luftuar lumturinë e njeriut. Seksi nuk është vetëm aktivitet shumimi, (te kafshët po, me përjashtim të majmunit bongo) , por është art lumturie. Parakusht i artit, është liria. Vazhdimësi e lirisë është imagjinata.
Shndërrimi i seksit në tabu brenda një çifti domethënë, reduktim dhe zbritje e kënaqësisë në nivelin e homo sapiensit minus. Njeriu duhet të dijë të bëjë sekse më mirë se gjallesat tjera, që e kanë si instikt vetëm, si domosdoshmëri të evolucionit.
Burri duhet të bëjë një diferencë cilësore!
Perëndimi ka kulturë sinqeriteti, ne kultivojmë hipokrizinë!