Presidenti i SHBA-së nuk mund të deklarojë luftë, të bëjë ligje, apo të ulë çmimet e naftës. Por ka gjëra që mund t’i bëjë për të cilat nuk ka nevojë të marrë miratim nga askush.
Shumica e këtyre gjërave janë të padëmshme, por disa mund të sjellin shkatërrim. Dhe më poshtë janë disa të listuara nga Business Insider.
Të dërgojë mesazh në telefonin e të gjithëve.
Ai mund të lajmërojë këdo në situata të cilat rrezikojnë jetën. Prej një alarmi për zhdukjen e një fëmije në SHBA mund edhe të marrësh një mesazh nga presidenti. Nëse Trump vendos, mund t’u dërgojë mesazh të gjithëve kurdo që ia ka qejfi.
Të urdhërojë një sulm bërthamor.
Trump nuk mund të deklarojë luftë vetë, por mund të urdhërojë një sulm nuklear sa hap dhe mbyll sytë duke urdhëruar Sekratarin e Mbrojtjes, dhe ky i fundit nuk mund ta refuzojë urdhrin.
Të urdhërojë kërkimin e mjeteve elektronike.
Në vitin 2002, presidenti George W. Bush kishte autorizuar Departamentin e Sigurisë të hulumtonte gjithë mjetet elektronike brenda 160 kilometrave dhe këtë pa asnjë urdhër.
Të porosisë pamjet e një spektakli televiziv apo filmi para datës së daljes.
Në vitin 2016, presidenti Obama kishte kërkuar episodet e reja të serialit “Game of Thrones” para se të dilte për publikun e gjerë. Obama e kishte dërguar kërkesën tek krijuesit të cilët, normalisht, nuk e kishin refuzuar.
T’u marrë të drejtën e shkrimit të mesazheve administratës.
Në tetor të vitit 2009, Obama kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit u ndalohej të punësuarve federalë të shkruanin mesazhe ndërsa ishin duke ecur me makinë. Kjo ishte bërë për çështje sigurie.
Shpallja e gjendjes së emergjencës
Të deklarojë dhe zgjasë gjendjet e emergjencës. Gjendjet emergjente mund të zgjasin me dekada nëse presidentët zgjedhin t’i zgjasin. Këto i lejojnë presidentit të mobilizojë ndihmën mjekësore, të uzurpojë prona, ose të largojë apo marrë nga puna rezervistët e personelit ushtarak në çdo kohë.