Home KRYESORE Rama çon Metën tek Idrizi! Po Meta si do ja ktheje? Partia...

Rama çon Metën tek Idrizi! Po Meta si do ja ktheje? Partia tjetër Çame regjistrohet ne KQZ

Duket se inercia e te ngrënit politik nuk mban me! “Markata e Peshkut” në Pazarin e Ri, nuk ka mbaruar ende ndersa pas darkës me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, kreu i LSI-së Ilir Meta ka konsumuar një drekë pune, me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Meta dhe e Idrizi janë ulur te restorant “Grepi i Artë” ku sipas Medias bëhet fjalë se kane folur për çështjen e koalicionit të ardhshëm zgjedhor! Kjo dreke është disi e çuditshme, për aq kohë sa Meta e Idrizi janë kundërshtarë brenda koalicionit qeverisës. Kundërshtarë jo për çështje parimesh apo politikash, por thjesht për ndarje pushteti dhe qartazi PDIU eshte perdorur nga Rama si balanca ndaj varesise qe ai ka patur ndaj LSI.

LSI-ja nuk e ka fshehur shqetesimin për përfshirjen e PDIU-së në koalicionin qeverisës në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015 ndersa Ilir Meta e kish mbajtur afer Shpetim Idrizin si aleat te mundhshem. Jo rastesisht, në një letër të fundit të Spartak Brahos, evidentohej përfshirja e Idrizit në koalicion si një zhvillim që ndikoi për keq në raportet PS- LSI.

Duhet kujtuar se nga ana tjetër, po sot është regjistruar pranë KQZ edhe partia Aleanca Popullore, partie tjetër Çame e cila ka qene ne Koalicionin  e Majte qe nga fillimi dhe ka mbetur gjithmonë pranë qëndrimeve politike te LSI dhe Ilir Metes.

Partia tjetër Çame AP ka qëndruar gjithmonë ne krahun e LSI në përplasjet mes përfaqësuesve të PDIU-së dhe LSI-së. Kujtojmë sidomos replikat mes ish ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Mesila Dodës, ku Artur Dojaka drejtuesi i saj ka mbajtur qendrim pro ish ministrit Manjani.

Nga ana tjeter ndersa PDIU e ka shprehur haptas pakënaqësinë ndaj Ramës, për pushtetin që ky i fundit i ka dhënë kësaj partie, duke e akuzuar për moszbatim të marrëveshjes, AP nuk ka pranuar poste qeverisëse duke kërkuar vetëm zbatim te marrëveshjes dhe punes se duhur kundrejt zgjidhjes se Ceshtjes Çame.

Ndërsa duket qarte qe Shpëtim Idrizi është në pritje me shpresën se LSI-ja do të ndahet nga Rama, në mënyrë që PDIU të bëhet partia e dytë në koalicion, Ilir Meta sigurisht qe bashkepunon me AP dhe kjo e fundit jo rasteisisht u regjistrua ne KQZ pikerisht pas LSI.

Tani duket se ka edhe një gare tjetër midis PS dhe LSI per te gjetur modulet e bashkëpunimit të radhës me cilen parti që pretendon se përfaqëson komunitetin çam në Shqipëri. AP ne zgjedhjet e fundit politike mori me vetëm dy muaj pune rreth 10.000 te cilat padyshim qe kishin vlere specifike te rendesishme ndera PDIU rreth 20.000 votat e saj i more duke qene prej vitesh ne politike.

Ndersa Edi Rama ka tentuar qe PDIU’se ti jape një lloj roli LSI-je të dytë, duke lëvizur sa djathtas e majtas aty ku është pushteti, c’plan duhet te kete Ilir Meta te beje me aleatin e tij te sigurte AP per te krijuar ballancen e duhur me aleatin deri tani me madh eletoral?

Sigurisht mbetet për t’u parë se çfarë marrëveshje do të ketë mes Ramës, Metës e Idrizit dhe Dojakes, tashme te gjithë ne te njejtin koalicion formalisht…

Share: